Postuar me: 10:05 18-10-2016

1 vit Ministri i Drejtesise, Manjani: Arritje, ligji i pronave dhe reforma në drejtësi

ylli-manjaniMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë këtë të martë në një takim me zyrtarë dhe mediat bilancin e punës 1-vjeçare.

Në fjalën e tij, Ministri Manjani e ka vënë theksin tek ligji për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve. Ky ligj, sipas tij ka hyrë në rrugën e duhur dhe po jep rezultat.

“Nuk janë shumë, por 34 ish-pronarë kanë mbyllur dosjet njëherë e mirë me shtetin shqiptar dhe quhen të kompensuar. Aktualisht jemi në fazën e mbylljes të procedurave të identifikimit “, ka thënë Manjani.

Një moment i rëndësishëm në këtë aspekt, ka vijuar ministri, është çertifikimi i ligjit nga Komisioni i Venecias. “Në dritën e Komisionit të Venecias, kjo çështje ka marrë zgjidhje përfundimtare”, ka thënë Manjani.

Ministri i Drejtësisë ka shprehur bindjen se Komisioni Europian do të japë një rekomandim për nisjen e negociatave të anëtarësimit, duke qenë se klasa politike, sipas tij, i ka përmbushur detyrat.

“Pasi kemi realizuar reformën në drejtësi, presim që ky rekomandim të jetë pozitiv. Është me rëndësi që askush të mos bllokojë zbatimin e reformës në drejtësi”, ka vijuar Manjani.

Sa i takon shërbimeve gjyqësore dhe të prokurorisë, ai ka theksuar se, “ato janë vendime ku unë nuk mund të ndërhyj, pasi mund të interpretohet si presion mbi gjyqtarin”.

 

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.