Postuar me: 8:05 15-06-2012

2 milionë USD për monedhat e 100-vjetorit të Pavarësisë

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune
Shperndaje
Etiketat

Guvernatori Fullani bën realitet premtimin e Berishës

Ishte premtim i Kryeministrit dhe Banka e Shqipërisë po e zbaton me përpikmëri. Në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë, të cilat do të kulmojnë në nëntor të këtij viti, BSH ka hapur procedurën e tenderimit për shtypjen e monedhave metalike për qëllime numizmatike, pa kurs ligjor, pra nuk do të kenë vlerë për shitblerje malli. Monedhat që do të shtypen këtë sezon vere do t’i kushtohen edhe humanistes shqiptare, Nënë Tereza, me një vit vonesë, pasi ishin caktuar të prodhoheshin vitin e kaluar.

Për realizimin e objektivit, BSH ka vënë në dispozicion rreth 2 milionë dollarë, ndërsa tenderi zhvillohet më 9 korrik, ku nuk do të mungojnë edhe oferta nga shoqëri të huaja. Për të marrë pjesë në tender, duhet të paguash paraprakisht 50 dollarë për llogari të BSH-së.

Zhvillimet e ceremonisë për 100-vjetorin e pavarësisë e ka vendosur jo pak herë para kritikave qeverinë shqiptare, e cila ende nuk ka një program të qartë se çfarë synon të realizojë, por vetëm ka krijuar një komitet të posaçëm.

Nga ana tjetër, BSH, institucioni më pak i prekur nga kriza në vend dhe financa të shëndosha, duket se po ecën me ritme më të shpejta, dhe në shator do të ketë gati modelin e ri.

Numizmatika është shkenca që merret me koleksionimin e monedhave nga më të hershmet e deri në ato të shtypura në kohën më të fundit. Në vendin tonë prerja e monedhave e ka zanafillën që në shekujt VII-VI p.e.s në Dyrrah (Durrësi i sotëm) dhe Apolloni (Pojan i Fierit). Janë pikërisht monedhat e kësaj periudhe, të cilat shënojnë pikënisjen e historisë të koleksionit të monedhave për qëllime numizmatike. Vetëm në gjysmën e vitit 1970, numizmatika filloi të marrë popullaritet edhe për të koleksionuar kartëmonedha. Sot monedhat metalike dhe kartëmonedhat përbëjnë objekt koleksionimi për të gjithë numizmatët në botë. Edhe në Shqipëri është krijuar Federata e Koleksionistëve të Shqipërisë, në të cilën aderojnë të pasionuar në fushën e koleksionimit të monedhave, kartëmonedhave dhe të pullës shqiptare.

Monedhat metalike për qëllime numizmatike shiten nga BSH, në varësi të numrit që porosit, dhe variojnë nga 250 lekë deri në 3000 lekë. Deri janë prodhuar modele për qëllime të ndryshme, si 90-vjetori i Pavarësisë, 85-vjetori i Tiranës kryeqytet, si dhe medaljoni i 70-vjetorit të BSH, i cili është më i shtrenjti dhe më i kufizuari në blerje.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


7 + six =

All Rights Reserved