Postuar me: 11:49 15-06-2012

Matura Shtetërore, nesër provimi i matematikës

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune
Shperndaje
Etiketat

TIRANË - Rreth 49 mijë maturantë testohen nesër në provimin e dytë të detyruar të Matematikës. Për këtë provim, hartuesit kanë përgatitur tezën që përmban 25 pyetje, një pjesë e tyre me zhvillim dhe pjesa tjetër me alternative. Vlerësimi për këtë provim është 50 pikë. Sipas Ministrisë së Arsimit, asnjë pyetje nuk do të jetë jashtë programeve orientuese.

Edhe në këtë testim, maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm që t’u përmbahen rregullores së hartuar mbi kushtet e dhënies së provimit, në mënyrë që të mos penalizohen me mosnjohje të rezultatit. Për t’u futur në ambientet ku do të zhvillohet provimi, maturantët duhet të kenë detyrimisht me vete dokumentin e identifikimit, në të kundërt nuk do të lejohen të marrin pjesë në të.

Rregullorja e Maturës saktëson se maturanti që përjashtohet nga provimi për shkelje kur merr ose jep kopje, humbet këtë provim dhe të drejtën për të marrë pjesë në provimet pasardhëse për sesionin e këtij viti.

Testet e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, janë korrigjuar dhe po i nënshtrohen procesit të dixhitalizimit. Ministria e Arsimit konfirmon se maturantët do të njihen me rezultatet e provimit të parë të Maturës Shtetërore brenda kësaj jave.

15.06.2012

 

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. admin says:

    Suksese!

Komenti Juaj :


+ five = 8

All Rights Reserved