Postuar me: 9:36 14-06-2012

Mbetjet urbane ne perrenj, rrezik per mjedisin e banoret

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune
Shperndaje
Etiketat

Prurjet ujore dhe inertet e perrenjve malore ne Gjirokaster vazhdojne jo vetem te rrezikojne lagjen muzeale te qytetit te gurte dhe te ndotin mjedisin, por shperthimet e predhave e municioneve luftarake te ’97-es qe sjellin prurjet, po rrezikojne jeten e punetoreve te brigades se pastrimit prane Bashkise dhe te qytetareve. Nderkohe, specialistet japin alarmin per ndertimin sa me shpejt te nje landfilli per mbetjet urbane, ne menyre qe te evitohet katastrofa mjedisore e rreziku per njerezit. Por investimi i shumepritur vazhdon te mbetet peng i mungeses se fondeve. Aktualisht, mbipopullimi me mbetje urbane te cilat jane te hedhura pa kriter ne shume zona te qytetit e sidomos ne zonat informale (qe perpihen me pas nga prurjet e lumenjve), jane bere nje problem i mprehte prej shume vitesh ne Gjirokaster. Nderkohe, rrezik paraqesin edhe perrenjte qe kalojne ndermjet lagjeve te zones muzeale, si perroi i ‘Ficos’, perroi i ‘Cullos’, perroi i lagjes Dunavat etj. Edhe pse shume here iniciativa per te bere rehabilitimin total te tyre nga Ndermarrja e Pastrim- Gjelberimit nuk ka gjetur nje zgjidhje. Krahas te tjerave, kjo krijon nje imazh jo te pranueshem per turistet, te cilet vizitojne qytetin e gurte. Per shefin e kesaj ndermarrjeje Perparim Kore, “nderhyrja per pastrimin e perrenjve ka qene aktive, madje punonjesit jane perballur me rrezikun per jeten, kjo pasi ndermjet mbeturinave gjenden edhe municione te mbartura te vitin ’97, por kerkohet nje investim serioz per zgjidhjen e ketij problemi”.
Z.Kore, sa shqetesuese jane mbetjet urbane ne Gjirokaster?
-Problematike mbeten zonat informale dhe perrenjte qe jane ne qytetin tone, si perroi i ‘Ficos’, ‘Cullos’ e ai ne lagjen Dunavat. Me gjithe punen tone, ende ka njerez te papergjegjshem qe i depozitojne plehrat ne to, duke sjelle pasoja te renda per mjedisin dhe jeten e njerezve
Si keni operuar ju per minimizimin e pasojave?
-Ajo qe mund te them eshte fakti qe punonjesit shpeshhere kane rrezikuar jeten ne pastrimin e ketyre zonave. Kjo per dy arsye. E para sepse nderhyrja eshte bere me ane te litareve, cka nenkupton qe punonjesit jane varur dhe kane pastruar ne lartesi te madhe. E dyta, jeta e tyre eshte rrezikuar per nje arsye me te forte, pasi neper mbetjet shumevjecare gjenden municione te mbetura qe prej vitit 1997 dhe ka qene fat per punonjesit qe ato nuk kane shperthyer gjate nderhyrjeve qe kemi bere. Vetem ne muajin e fundit kemi nderhyre ne 30 zona te tilla.
Cfare hapash konkrete jane marre ne kete drejtim?
-Kemi folur shume e shume here. Edhe pse puna jone ka qene aktive, ne mirekuptim do t’iu kerkoja banoreve t’i depozitonin plehrat ne vendin e percaktuar. Kjo do te lehtesonte edhe punen tone, por njekohesisht do te ndryshonte pamjen e perrenjve dhe pasojat qe vijne nga prurjet. Ne kete aspekt do te ishte mire te aplikohej masa administrative per shkelesit e ndotjes se ambientit, por qe deri tani kemi mbetur ne sensibilizim dhe nderhyrje.
Si e mendoni zgjidhjen perfundimtare?
Bashkia e Gjirokastres ne lidhje me kete problem ka ne projektet e saj te aferta ndertimin e nje landfilli, i cli do te sherbente si pike grumbullimi e perpunimi per tri qytetet e qarkut, perkatesisht Gjirokastren, Tepelenen e Permetin. Eshte parashikuar qe objekti te ndertohet ne zonen e Hundekuqit, duke zgjidhur keshtu nje nder problematikat kyce ne tere qarkun. Por per shkaqe qe dihen, ende projekti eshte ne leter. Njekohesisht, ky investim do te evitonte dhe demet nga prurjet ne zonen muzeale.

21/04/2011

 

Burimi: Mjedisi Sot

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ three = 9

All Rights Reserved