Statusi kandidat, KE: Presim përmbushjen e 12 rekomandimeve
BRUKSEL – “Komisioni Europian ka ndjekur të gjithë procesin e zgjedhjes se presidentit, ashtu siç po ndjek të gjithë situatën politike në Shqipëri.” Ka qenë kjo deklarata e zëdhënësit të komisionerit europian të zgjerimit Stefan Fule, Piter Stano gjatë konferencës për shtyp sot në mesdite.
I pyetur nëse ky proces do të ndikojë në vlerësimin e KE në vjeshtë, Stano u përgjigj: “Mund t’iu them se në këtë moment është e vështirë të shohesh ndonjë shenjë apo moment pozitiv që do te çonte Shqipërinë, liderët e saj politike dhe popullin në fazën tjetër të procesit për anëtarësim”.
Zëdhënësi i Fule shtoi se 12 rekomandimet mbeten prioritet për Shqipërinë, për të cilat Komisioni Europian pret që të përmbushen dhe për të cilat do të vlerësohet në raportin e vjeshtës.
12.06.2012
Burimi: Balkanweb













