Quantcast
Postuar me: 11:50 28-06-2012

Tension në Veri, dhjetëra serbë tentojnë të kalojnë kufirin, plagosen disa policë kosovarë (nga 4 burime)

Dhjetëra policë kosovarë rezultojnë të jenë plagosur gjatë një konflikti me banorë serbë që kanë tentuar të kalojnë në mënyrë të dhunshme nga pika kufitare në Merdare për të hyrë në territorin e Kosovës. Sipas agjencisë kosovare të lajmeve, ‘Kosovapress’, turma e serbëve ka qenë e dhunshme dhe janë konfliktuar me policët kosovarë, duke qëlluar ndaj tyre me armë zjarri dhe me mjete të forta.

Serbët, të cilët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në pikën kufitare të Merdares, kanë paralajmëruar se do ta kalojnë sërish, edhe në mënyrë të dhunshme kufirin e Kosovës, për të shënuar festën e tyre fetare, Vidovdan, por policia është e vendosur që të mos lejojë hyrjen e tyre.
Ndërkohë, Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës, njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në njoftimin e policisë kosovare.
Nuk dihet ende numri i saktë i të plagosurve nga ana e policisë kosovare, por burime të mediave kosovare flasin për rreth 20 të plagosur nga radhët e policëve, ndërkohë që media serbe nga ana e vet ka raportuar po ashtu për të plagosur në radhët e shtetasve serbë.

28 qershor 2012

Burimi: Gazeta Shqip

 

Përleshje në Merdarë, 32 policë të plagosur

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar, përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh në Merdare.

Gjatë një informate të prezantuar para Kuvendit të Kosovës, Rexhepi tha se janë gjithsej 32 policë të lënduar. Por, sipas tij, të gjithë kanë lëndime të lehta dhe nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore.

Lidhur me këto informacione, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë trajtuar vetëm 9 prej tyre.

Fillimisht burime të Kosovapress-it  kanë njoftuar se turma ekstremiste të serbëve ka plagosur 24 policë të Republikës së Kosovës, deri sa kanë tentuar që në mënyrë të dhunshme të hynë në territorin e Republikës së Kosovës. Këto burime bëjnë të ditur se të plagosurit janë nga armë zjarri dhe mjete të forta.

Mediet serbe njoftojnë se sot në mëngjes në vendkalimin e Merdarit ka ndodhur një incident ndërmjet forcave të policisë së Kosovës dhe serbëve që deshën të hyjnë me dhunë në Kosovë për ditën e Vidovdanit. Gjatë ndërhyrjes janë palgosur 13 serbë të cilët janë dërguar në shtëpinë e shëndeti në Kurshumli, thanë këto medie.

Rexhepi: Disa pjesetare te policise, te plagosur

Lajmin për plagosjen e policëve e ka konfirmuar edhe ministri i brendshëm i Kosovës Bajram  Rexhepi  Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po depërtonin nga Kosova për në Serbi një grup serbësh te pika kufitare në Merdar, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi.
Ai për REL tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të Policisë së Kosovës.
Rexhepi tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.
“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cervena Zvezdes), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lënduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.
“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë”, theksoi ai.

Vidovdani, serbët provokojnë policinë në Mitrovicë

Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Rreth orës 05:00 një grup prej afer 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kane kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia me qellim të qetësimit të situatës ka përdorur sprajin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjelle në piken kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës, njofton policia.

Me urdhër te prokurorit është hapur rasti “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.

28.06.2012

Burimi: Gazeta Panorama

 

Serbët tentojnë të hyjnë me dhunë në Kosovë, plagosen disa policë

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarw të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh te pika kufitare në Merdare.

Ministri Rexhepi tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të Policisë së Kosovës.

Ai tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.

E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cervena Zvezdes), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lënduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.

Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë”, theksoi ai.

Ky grup, sipas policisë, kaloi nga Mitrovica e veriut në jug dhe pastaj në Vushtrri.

Por, ai ishte depërtuar nga Policia e Kosovës në Merdare.

Ata kanë bartur fanella me mbishkrime provokuese për rendin dhe qetësinë në vend, thonë burime nga policia.

Ndërkaq, pasi janë depërtuar ata kanë filluar një sulm kundër zyrtarëve policorë, me ç’rast kanë lënduar disa policë.
Provokime të Policisë së Kosovës nga ana e grupeve të serbëve që vijnë nga Serbia për në Kosovë janë shënuar edhe në rajonin e Mitrovicës.

Rreth orës 05 të mëngjesit një grup prej afër 70 vetash, të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të Vidovdanit, pa paralajmërim janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policët në detyrë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellë në pikën kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës”, njofton policia.

Grupet e serbëve që vijnë nga Serbia, shënojnë 623 vjetorin e betejës mesjetare të Kosovës, ditë kjo e cila te komuniteti serb njihet si Vidovdan.

28.06.2012

Burimi: Gazeta Tema

 

Serbët zbarkojnë me autobusë në Mitrovicë, ‘luftë’, me policinë në kufi

MITROVICE-Një mëngjes plot trazira për Veriun e Kosovës ka qenë kjo e enjte. Marshi i Vidovdanit, një festë që daton nga mesjeta për serbët nuk rezultoi një marshim, por një provokim për policinë kosovare nga ana e serbëve. Dhjetëra serbe që kishin mbërritur në Mitrovicë me autobusë gjuajtën policinë me gurë në orët e para të mëngjesit të se enjtes. Pas rrëmujave në veri të Mitrovicës, në Merdarë policia ndaloi hyrjen e serbëve të tjerë që tentonin të futeshin në territorin kosovar. Por shtetasit serbë i janë kundërpërgjigjur policisë kosovare në kufi me gurë dhe sende të tjera tëe forta. Dëgjohen dhe krisma, ndërsa 32 policë kosovarë po mjekohen për plagë të shkaktuara nga gurët. Mediat serbe nga ana e tyre pohojne per 13 serbe te plagosur me plumba.

Ky grup i pjesëtarëve serb që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi bëri të ditur se pas incidenteve të mëngjesit në pikëkalimin me Serbinë, në Merdar, Kosova ka mbyllur përkohësisht kufirin

Incidentet ne Mitrovice

Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës, njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Rreth orës 05:00 një grup prej afer 70 vetash i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton REL.

“Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka larguar qytetarët në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë. Ata janë përcjellë në pikën kufitare në Merdarë, duke u larguar nga territori i Kosovës, njofton policia.

Me urdhër te prokurorit është hapur hetimi “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.

Plagosen policet ne Merdare
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë plagosur, përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh në Merdare.

Gjatë një informate të prezantuar para Kuvendit të Kosovës, Rexhepi tha se janë gjithsej 32 policë të lënduar. Por, sipas tij, të gjithë kanë plage të lehta dhe nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore. Ministri Rexhepi tha se bëhet fjalë për plage të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.

Rexhepi tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.

“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lenduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gure”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.
“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë”, theksoi ai.

Në mesin e policëve të lënduar është edhe komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Podujevës, Isa Ejupi, thonë burime të Express Online

Ky grup i pjesëtarëve serb që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit.

Këtë vit, komuniteti serb shënon 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si “Vidovdan”.

Trazirat ne Merdare nga grupi i serbeve qe provokoi policine ne Mitrovice
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi Express se grupi i deportuar nga Mitovica e Veriut ka shkaktuar incidentin.

“Ky grup, që kaloj nga Mitrovica e Veriut në jug dhe pastaj në Vushtrri policia i ka nxjerre nga territori kosovar në Merdare. Ata kanë bartuar fanella me mbishkrime provokuese. Por, pasi janë nxjerre jashte shtetit te Kosoves ata kanë filluar një sulm kundër zyrtarëve policorë, duke plagosur disa policë. Deri me tani nuk konfirmohet se sa policë kanë marrë lëndime serioze por këtë do ta konfirmojnë zyrtarët e spitalit më vonë”, ka thënë Kelani.

Sipas tij, Policia ka arritur ta ndaloje këtë grup dhe deri me tani situata është e qetë dhe nën kontroll.

Mediat serbe: U plagosen dhe 13 serbe, me plumba
Mediat serbe nga ana tjetër kanë njoftuar për 13 serbë të plagosur, të cilët sipas tyre janë qelluar me plumba. Për momentin nuk dihet a janë plumba gome apo plumba të vërtetë.

Sipas gazetës Blic, 13 serbët e lënduar janë tifozët “Grobari” të klubit të futbollit Partizani, ndersa ndihma e parë i është dhënë në Kurshumli. 10 prej tyre janë dërguar për në trajtim në spitalin Prokupljes.

28.06.2012

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ six = 14

Me shume rreth femrave ne nje site
Me shume rreth sportit ne nje site
Horoskopi Sot     Parashikime Ndeshjesh
All Rights Reserved