Postuar me: 8:46 18-07-2012

Bashkia e Tiranës, Aluizni, apel qytetarëve: “Nxitoni të bëni hipotekimin!” (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al )

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Bashkia e Tiranës liston 76 subjekte në listën e zezë. “Çdo qytetar i Tiranës të përfitojë nga ky proces dhe të mos mbetet peng i procedurave a subjekteve, që ndoshta nuk kanë interes për ta përfunduar procesin.”

TIRANË – Meqenëse hipotekimi ka qenë një nga premtimet kryesore të Lulzim Bashës para se të bëhej kryetar i Bashkisë së Tiranës, ky proces vijon të mbetet parësor për të. “Procesi i hipotekimit është prioritet kryesor i Bashkisë së Tiranës.”,  është shprehur sot në një konferencë për shtyp nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, në praninë edhe të drejtorit të Përgjithshëm të Aluizni-t, z. Ardian Kollozi.
Dhe konkretisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Aluizni-n, ka ngritur një Task-Forcë, e cila ka analizuar rast pas rasti të gjitha ndërtimet që i nënshtrohen hipotekimit, duke nxjerrë një sërë problematikash. “Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk do të mbeten peng i askujt.

Për të mundësuar përfundimin e procedurave dhe përshpejtuar procesin e legalizimit, Bashkia e Tiranës ka vendosur në shërbim të subjekteve të gjithë dokumentacionin që gjendet në arkivën teknike të bashkisë. Pavarësisht kësaj, disa subjekte vazhdojnë të jenë indiferente ndaj plotësimit të detyrimeve që kanë përballë qytetarëve.”, u shpreh Tabaku. Duke bërë publike edhe një statistikë të të gjitha objekteve sipas llojeve dhe problematikave të tyre:

•    456 objekte kanë pasur shkelje të lejes, duke ndërtuar shtesa, përtej lejeve të ndërtimit të marra në Bashkinë e Tiranës

•    212 objekte janë pajisur me leje legalizimi pranë drejtorisë rajonale të Aluizni-t dhe po vazhdojnë procesin e hipotekimit pranë zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme , pasi kanë mangësi të ndryshme dokumentacioni, kryesisht tekniko-ligjore.

•    244 objekte janë në proces të përfundimit të procedurave për legalizim.

•    68 subjekte nuk kanë plotësuar dokumentacionin tekniko-ligjor dhe nuk kanë shlyer detyrimet financiare ndërsa 8 subjekte të tjera nuk kanë shlyer detyrimet financiare.

•    76 subjektet e mësipërme, pronarët e tyre dhe çdo kompani tjetër e regjistruar në emër të tyre nga dita e sotme do të futen në listën e zezë të Bashkisë së Tiranës dhe do të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me të, deri në përfundim të këtij procesi sipas ligjit.

•    19 subjekte të tjera në listën e zezë, 13 prej të cilëve nuk kanë plotësuar dokumentacionin për t’u pajisur me leje përdorimi dhe 6 të tjera nuk kanë aplikuar për hipotekim.

Tabaku: “Çdo qytetar i Tiranës të mos mbetet peng i askujt!”

Ne mund të bëjmë sigurisht maksimumin tonë, por është në dorë të këtyre subjekteve, që të përfundojnë të gjithë procedurat e nevojshme pranë zyrave të ALUIZNI-t, për procesin e legalizimit të objekteve pa leje.  Të gjithë këto subjekte duke filluar që nga ato që nuk kanë paguar, duke vazhduar me ato të cilët kanë probleme për të plotësuar dosjet, të karakterit tekniko – ligjor,  jane vendosur ne  “listë të zezë” të Bashkisë së Tiranës. Në momentin e parë që këto subjekte do kenë akses tek strukturat e Bashkisë, Drejtoria e Tatimeve ose në Zyrën e Urbanistikës pranë Bashkisë së Tiranës, këto subjekte do të identifikohen dhe do të vendosen në kontakt me zyrën e Aluizni-t. Sigurisht që dëshira jonë është përfundimi i këtij procesi, marrja e certifikatave të pronësisë. Ne do të bëjmë maksimumin, që çdo qytetar i Tiranës të përfitojë nga ky proces dhe të mos mbetet peng i askujt dhe të mos mbetet peng i procedurave apo subjekteve, që ndoshta në këtë moment nuk kanë interes për ta përfunduar procesin.”

Kollozi: “Apel qytetarëve, bëni hipotekimin!”

“Nuk mjafton vullneti ynë, kërkohet medoemos edhe pjesëmarrja e pjesës tjetër, palës që është përballë, të vijnë, të zgjohen, të kontribojnë, të bëjnë pjesën e tyre, sepse ne sigurojmë dhe garantojmë se brenda afateve ligjore, pse jo edhe më shpejt, të përmbyllim të gjithë detyrimet tona. Ne do të vazhdojmë të jemi intensivë, “agresivë” do të thoja në këtë sipërmarrje, sepse jemi të vendosur ta çojmë deri në fund këtë proces. Do të vazhdojmë t’iu bëjmë thirrje subjekteve që të vijnë e të bëjnë pjesën e tyre, sepse ky është një proces shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët. Për ne, procesi i legalizimit është prioritar, është i jashtëzakonshëm, duhet përmbyllur brenda këtij afati që kemi shpallur, ndaj edhe njëherë shfrytëzojmë këtë prononcim, për t’u bërë thirrje të drejtpërdrejtë këtyre subjekteve, të marrin pjesë.”

17.07.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× 8 = fifty six

All Rights Reserved