Del nga koma Florije Peci, e plagosur në tragjedinë e Himarës (nga 2 burime)
Del nga koma Florije Peci, e plagosur në tragjedinë e Himarës
Florije Peci, studentja e fundit e plagosur në aksidentin e tmerrshëm të 21 majit në Himarë, është zgjuar më në fund nga koma. Peci është zgjuar mbrëmjen e djeshme dhe sipas bluzave të bardha të spitalit austriak ku ajo qëndronte e shtruar prej më shumë se një muaji, truri i saj nuk ka pësuar dëmtime, pasi vajza ka reaguar pozitivisht pas testeve të bëra nga ana e mjekëve.
Gjendja shëndetësore e 21-vjeçares, ndërkohë paraqitet e stabilizuar dhe pas daljes nga koma ajo ka arritur të komunikojë edhe me të afërmit e saj. Peci kurohej në një spital në Austri prej më se një muaji bashkë me studenten tjetër që mbeti e plagosur rëndë në të njëjtin aksident, Eriselda Gubere, e cila rreth dy javë më parë arriti të dilte nga koma dhe tashmë gjendja e saj shëndetësore paraqitet e normalizuar.
Në aksidentin tragjik të Himarës, i cili ndodhi më 21 maj të këtij viti, humbën jetën 13 persona, nga të cilët 11 ishin studente të degës gjuhë- letërsi në Universitetin e Elbasanit dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
3 korrik 2012
Burimi: Gazeta Shqip
Austri, del nga koma studentja Florie Peçi
Studentja Florie Peçi ka dale nga koma e gjate ne te cilen ndodhej qe pas aksidentit tragjik te Himares, ku humben jeten 13 persona.
Sipas mjekeve qe jane marre me trajtimin mjekesor te saj, e reja ka dale nga gjendja e komes mbremjen e djeshme dhe truri i saj ka reaguar pozitivisht.
Ata theksojne se pavaresisht kohes se gjate te mbajtjes ne jete me aparature, shendeti mendor i studentes nuk eshte cenuar.
Ambasadori shqiptar në Austri, Vili Minallori, në një lidhje telefonike për “NEWS24?, deklaroi se parametrat shëndetësor të Florijes janë shumë të mirë. “Përgjigjet e mbrëmshme treguan se nuk ka asnjë pasojë. Florija nuk ka pasur probleme të dëmtimit në tru, pasi mendohej se koma e zgjatur mund të kishte dëmtime në kokë, por fakti i mbrëmshëm e tregoi se ajo nuk ka pasoja”,- tha ai.
03.07.2012
Burimi: Gazeta Panorama










