Postuar me: 8:56 25-07-2012

Emigrimi për punësim, ja kush ka prioritet në Kanada (Burimi: Gazeta Panorama, www.panorama.com.al )

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Qysh prej 4 korrikut 2012, qeveria kanadeze po pranon aplikime kryesisht nga kandidatë me kontrata të aprovuara pune dhe ka ndaluar deri në janar 2013 aplikimet e kandidateve pa kontratë pune. Kjo në pritje të një ligji krejt të ri të imigracionit, i cili do t’i japë rëndësi përzgjedhjes së emigrantëve drejtpërsëdrejti nga vetë kompanitë kanadeze, sipas nevojave aktuale të ekonomisë lokale. Gjithashtu pritet që provinca të caktuara, të cilat kanë mungesa punëtorësh të kualifikuar, të kenë kuota më të larta vjetore në përzgjedhjen e emigrantëve. Bëhet fjalë për Saskatchewan dhe Alberta, provincat me papunësinë më të ulët në Kanada. Për muajin qershor 2012, papunësia na Kanada ishte 7.2%, ndërsa në Saskatchewan 4.9% dhe në Alberta 4.6%. Të dyja provincat kanë mungesë punëtorësh të kualifikuar, siç janë teknikët e ndërtimit, mekanikët, saldatorët dhe kuzhinierët. Rezervat e provuara të naftës në këto dy provinca janë të dytat pas Arabisë Saudite, por me kosto më të lartë. Vetëm Alberta pritet të dyfishojë numrin e punëtorëve të naftës me rreth 120 mijë punëtorë të rinj për 8 vitet e ardhshme. Ndryshe nga Alberta, provinca e Saskatchwan është në fillimet e zhvillimit të industrisë së naftës dhe të mineraleve dhe ka një bum ndërtimesh. Saskachewan ka pasur rritjen ekonomike më të lartë në të gjithë Amerikën e Veriut këto pesë vitet e fundit. Dikur ka qenë një province tipike bujqësore me imazhin e fushave të grurit pa fund. Çdo gjë ka ndryshuar 10 vitet e fundit me rritjen e çmimeve të lëndëve të para dhe mineraleve me të cilat është e pasur. Pagat janë nga më të lartat në vend. Është krejt normale për një teknik ndërtimi të paguhet me $30 në orë, një mekanik me $30-35, një saldator me $25-30. Kompanitë kanadeze janë të detyruara të rekrutojnë jashtë vendit për të plotësuar shumicën e nevojave të tyre. Mekanikët, saldatorët, teknikët e ndërtimit, kuzhinierët shqiptarë që kërkojnë diçka më tepër në jetë se e ardhmja që u ofron Shqipëria dhe që dinë pak anglisht, ia vlen ta marrin seriozisht emigrimin në këto provinca kanadeze.

24.07.2012

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Postuar 2 Komente
Mendimi i juaj
  1. ened cocja says:

    jam 19 vjec dhe kam lindur ne greci,kam mbaruar shkollen mesme ne athine dhe preferoj te punoj ne kanada .kam mbrojtur anglishten me 2 diploma LOWER MICHIGAN & CAMBRIDGE – PROFICIENCY MICHIGAN .deshiroj te punoj ne fushen e komp ose ne punera te ndryshme,

  2. Halil doku says:

    interesohem per pune ne kanada per fushe ndertimi ose per hidraulik kam eksperience 13 vjeçare ne keto fusha

Komenti Juaj :


× 6 = eighteen

All Rights Reserved