Postuar me: 15:18 14-07-2012

Formulari A2, plotësimi online, në datat 23 korrik–5 gusht (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com )

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

AKP: Në rast ngërçi në rrjet, nuk përjashtohet mundësia e plotësimit të printuar 

Formulari i preferencave nuk është publikuar ende

Ministria e Arsimit sqaroi fillimisht se publikimi i A2 në sajtin zyrtar të MASH-it do të bëhej përpara publikimit të notave për provimet me zgjedhje. Më vonë, MASH-i sqaroi se formulari do të gjendej online pas renditjes së vlerësimeve për testimet e lëndëve me zgjedhje.

Ndonëse 2 ditë pas publikimit të listës së notave të lëndëve me zgjedhje, ende sot formulari i preferencave mbahet “peng”.

Sikur të mos mjaftonte, ekspertët e arsimit apo përfaqësuesit e MASH-it nuk japin asnjë detaj mbi publikimin e tij. Ajo që dihet me siguri është se publikimi i tij do të bëhet përpara 23 gushtit, datë kur do të nisë plotësimi.

Sipas tyre, plotësimi i Formularit A2 do të nisë më datë 23 korrik, ndërsa do të përfundojë më 5 gusht, rreth 15 ditë në dispozicion për t’u menduar dhe për të përzgjedhur degët bazuar në parimin meritë-preferencë.

Kështu, nga informacionet e marra deri më tani mësohet se formati i këtij formulari është gati, ndërsa vonesa shpjegohet me faktin se po punohet për rrjetin online. Kjo, nisur nga premtimi i ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, mbi plotësimin e këtij dokumenti në mënyrë elektronike. Konkretisht, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, tha se sivjet, ndryshe nga përvojat e mëparshme të sistemit të maturës, plotësimi i Formularit A2 do të bëhet online. E megjithatë, ai nuk përjashtoi edhe mundësinë e plotësimit të printuar. Por kjo, sipas tij, vetëm në ato raste kur do të konstatohen ngërçe në rrjet, duke qenë se kjo është praktikë krejtësisht e re për sistemin tonë arsimor. Ndërkohë, sqarohet se për të realizuar plotësimin online, AKP-ja ka udhëzuar drejtoritë e shkollave të mesme që të vendosin në dispozicion një laborator të posaçëm, me internet, që do të përdoret për aplikimin online të Formularit A2.

“Ky laborator duhet të jetë me të gjithë kompjuterët në gjendje pune, si dhe të lidhur me internet”, ka kërkuar Agjencia Kombëtare e Provimeve. Nga ana tjetër, institucioni që do të merret me procesin e Maturës Shtetërore ka kërkuar që në laborator të ketë një printer të konfiguruar si printer rrjeti të furnizuar me bojë e letër të mjaftueshme të formatit zyrtar A4.

Duke iu referuar projektit të AKP-së, mësohet se gjatë plotësimit të formularit online në laboratorë do të qëndrojnë edhe mësuesit, administratorët e maturës së këtij viti, të cilët do të ndjekin plotësimin e tij, njëkohësisht do të udhëzojnë nxënësit për të mos bërë gabime.

Drejtori i AKP-së sqaron për gazetën “Shqip” se janë marrë të gjitha masat që ecuria e procesit të plotësimit të formularit në mënyrë elektronike të jetë e suksesshme, por, nga ana tjetër, thotë se nuk përjashtohet mundësia e ndonjë problemi në rrjet. Kështu, Harizaj thekson se për të parandaluar parregullsitë që mund të dalin rrugës, formulari i preferencave do të shpërndahet në shkollat e mesme të vendit edhe i printuar. Praktikë kjo që, sipas tij, do të lehtësojë procesin dhe do të shmangë problemet.

 

Afati - Plotësimi i Formularit A2 do të nisë më datë 23 korrik, ndërsa do të përfundojë më 5 gusht, rreth 15 ditë kohë në dispozicion

Sqarimi - Formulari A2 do të plotësohet online. Por nuk përjashtohet mundësia e plotësimit të printuar, në rast problemesh në rrjet

 

Provimet me zgjedhje

Rezultatet për 45 mijë maturantë

Dy ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës bëri publike notat e provimeve me zgjedhje për të gjithë maturantët e vendit. Të gjitha rezultatet, e testimeve në lëndët me zgjedhje mund t’i gjeni të plota në sajtin zyrtar të gazetës “Shqip”, www.gazetashqip.com

 

14.07.2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Postuar 2 Komente
Mendimi i juaj
  1. Maturante says:

    Pershendetje
    Jam nje maturante dhe doja te dija nese formulari do plotesohet ketu ne kompjuter dhe nuk do te kete formulare ne shkolle fare apo si do te jete ?

Komenti Juaj :


six + 6 =

All Rights Reserved