Postuar me: 14:49 16-07-2012

Klasifikimi, Shqipëri, hotelet mesatarisht me 4 yje (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com )

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Marka e Cilësisë vendoset nga një listë prioritetesh, kontrollohen 100 të parët.

5 yje, Ar 

I marrin ato hotele që janë pothuajse perfekt, i plotësojnë të gjitha kriteret për të qenë të artë

4 yje, Argjend 

I marrin ato hotele, të cilat plotësojnë një pjesë të mirë të kushteve ndërkombëtare, por nuk janë shumë-shumë të mirë

3 yje, Bronz 

I marrin ato resorte, të cilat ofrojnë infrastrukturë, shërbime dhe kosto jo tepër të larta

Ky sezon turistik vjen më i pasur në informacion për pushuesit, brenda dhe jashtë vendit. Të gjithë ata që e shohin Shqipërinë si një nga destinacionet për të pushuar, mund të marrin detaje të sakta lidhur me cilësinë dhe mundësitë që ofrojnë resortet apo hotelet në vend.

Madje për rreth 100 hotele vendase, çdokush mund të informohet për yjet që mbajnë dhe hollësitë e tjera të nevojshme për ditëqëndrimin në vend.

Konkretisht, programi i USAID-it në bashkëpunim me Shoqatën e Turizmit dhe Ministrinë e Kulturës, kanë bërë të mundur vendosjen e yjeve të hoteleve, pas kontrolleve dhe inspektimeve për kriteret e plotësuara, realizuar nga një grup ekspertize.

Një hotel me pesë yje

Në faqen www.authenticalbania.com listohen të gjitha hotelet që kanë marrë Markën e Cilësisë, yjet e vendosura dhe klasifikimi sipas renditjes: Ar, Argjend dhe Bronz. Në këtë faqe sqarohen të interesuarit, ku ndodhet hoteli, lehtësitë e ofruara në infrastrukturë, çfarë lejohet e çfarë ndalohet, si dhe aktivitetet apo mundësitë e tjera që ofrohen nga zona. Po ashtu jepet edhe informacion për karakteristikat dhe specialitetet për të cilat njihet hoteli.

Kriteret

Tri çmimet e “Authentic Albania”: i Artë, i Argjendtë dhe i Bronztë u vendosën në bazë të sistemit të cilësisë, i cili vlerëson njësitë akomoduese në shtatë dimensione kyçe, të cilat së bashku reflektojnë kërkesat e udhëtarëve për profesionalizëm, siguri, cilësi dhe rehati, si dhe nxisin praktikat e turizmit të qëndrueshëm. Vlerësimet kryhen nga një grup inspektorësh të pavarur, të trajnuar nga ekspertë ndërkombëtarë mbi sistemin e markës së cilësisë. Rezultatet e vlerësimeve shqyrtohen nga një komitet çmimesh, anëtarët e të cilit vijnë nga organizata qeveritare, donatorë, institucione akademike dhe shoqëria civile.

Fituesit e çmimeve përfaqësojnë një grup të përzgjedhur njësish akomoduese shqiptare, që mund të ekspozojnë simbolin e Markës së Cilësisë “Authentic Albania dhe të përfitojnë nga shërbimet promocionale dhe të marketingut që do të ofrohen nga ATA. Të gjitha çmimet e “Authentic Albania” janë të vlefshme për dy vjet, një periudhë pas së cilës, njësitë duhet të vlerësohen rishtas për të vazhduar të jenë pjesë e programit.

Marka e Cilësisë

Ekspertët e kontrollit të cilësisë, të cilët kanë bërë vlerësimin e hoteleve, nisën projektin një vit më parë, me idenë për t’u dhënë mundësi subjekteve në industrinë e turizmit, të njohin pikat e forta dhe të dobëta të biznesit të tyre, si dhe të nxisin në një lloj mënyre konkurrencën. Në këtë mënyrë, nga viti në vit ata do të mund të përmirësojnë produktin e tyre, si dhe të rendisin një listë prioritetesh për të fituar pesë yjet dhe vlerësimin e artë.

Programi i Markës së Cilësisë “Authentic Albania” mbështet biznese të sektorit të turizmit në Shqipëri, duke ndërtuar një sistem që ofron standarde të cilësisë për produktet e hotelerisë, duke u ofruar bizneseve mundësi të reja për zhvillim. Ky program do të jetë i pari i këtij lloji që vlerëson cilësinë e njësive akomoduese në Shqipëri.

Struktura e Markës së Cilësisë “Authentic Albania” është ndërtuar mbi 37 kriteret ndërkombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, një iniciativë globale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, dhe programe të ngjashme janë mbështetur nga USAID-i në Kroaci, Bullgari dhe më së fundmi në Maqedoni.

Të dhëna

Shqipëria e vërtetë

Ose “Authentic Albania” është Marka e Cilësisë për hotelet shqiptare, të cilat i nënshtrohen një vlerësimi me inspektorë të trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare. Pas raportit përfundimtar, ku renditen të gjitha pikat dhe standardet e plotësuara apo jo të subjekteve që mikëpresin, një juri specialistësh vendos yjet apo klasifikimin e hotelit në bronz, argjend apo ar.

Vlerësimi

Vlerësuesit japin pikët bazuar në disa shtylla klasifikimi, ndër kryesoret janë infrastruktura, mjedisi, lehtësitë për personat me aftësi të kufizuar, zhvillimi i zonës, identiteti kombëtar, cilësi shërbimi e saktësi për rregullat e punësimit.

Deri tani janë bërë vlerësimet e gati 100 hoteleve në vend.

 

Informacioni

Në sajtin zyrtar të Markës së Cilësisë renditen hotelet e kontrolluara dhe të vlerësuara, ofrohet informacion për gjithçka nga subjekti. Pushuesit mund të gjejnë foto nga hoteli, kontakte për të prenotuar, si dhe çmimin që duhet të paguajnë për t’u akomoduar. Po ashtu jepen edhe facilitete të tjera të nevojshme

 

Buxheti

Vendosja e yjeve apo dhënia e informacionit për cilësinë dhe paratë që duhet të paguhen, nevojitet për kategori të ndryshme pushuesish. Madje, në bazë të buxhetit, të gjithë turistët bëjnë edhe llogaritë se ku mund të pushojnë, sa kushton akomodimi dhe çfarë shërbimi marrin duke paguar këtë vlerë parash. Kjo ndarje është edhe fillimi për motorët e kërkimit.

Trendi

Në të gjithë botën, kultura e pushuesve lidhet ngushtë me internetin. Para se të blihet një ofertë turistike, pushuesit kërkojnë për gjithçka, nga fjetja dhe ushqimi e deri te kostot dhe mundësitë që ofrohen. Më të parapëlqyerat janë edhe komentet dhe mbresat e atyre që e kanë provuar më parë hotelin. Fotot e tyre, si dhe kritikat, preferohen po ashtu.

Specialiteti

Për vlerësimet ndërkombëtare që ka marrë çdo hotel mbahet në hollin e resortit. Përveç kualifikimit i artë, i argjendtë, apo i bronztë, disa prej hoteleve në vend janë vlerësuar edhe me çmime speciale. Marka e Cilësisë ka bërë vlerësim për arkitekturën, kuzhinën dhe për traditën shqiptare.

16.07.2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


6 + five =

All Rights Reserved