Postuar me: 15:07 27-07-2012

Lezhë, 810 objekte historike-etnografike të rrezikuara (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al )

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Lezha është një ndër qytetet  më të lashta dhe me mjaft vlera historike, kulturore, arkeologjike dhe etnografike, por që shumë prej këtyre vlerave vazhdojnë të jenë të panjohura si për  banorët e Qarkut të Lezhës ashtu edhe për vizitorët vendas dhe turistët e huaj, pasi shumë prej vlerave “që mbart” vazhdojnë të ekspozohen “bodrumeve” pa u vizituar nga askush, pasi mungon një Muze Historik Etnografik.  810 objekte historike-etnografike, janë të ruajtura në katin përdhes të Bibliotekës Publike të Lezhës.

Ky shqetësim është ngritur disa herë nga media jonë, por që ende nuk ka gjetur zgjidhje dhe këto pasuri po rrezikohen çdo ditë e më tepër. Sipas specialistët se monumenteve, Mariola Gjoni këto objekte pavarësisht kushteve të godinës ku mbahen janë në gjendje të mirë por rrezikohet dëmtimi i tyre. 90 % e kësaj pasurie është e inventarizuar dhe digjitalizuar.

Jo vetëm për shkak të kushteve në të cilat ruhen në katin përdhes të bibliotekës, këto objekte me vlera historike dhe arkeologjike, janë të pasigurta nga vjedhjet e shumta që po ndodhin në Lezhë.

Ka më shumë se 10 vite që kërkohet ndërtimi i Muzeut Historik-Etnografik dhe vazhdon të jetë sërish një premtim i pambajtur. Ndërkohë që pas rastit të Korçës, është vënë në lëvizje Ministria e Kulturës pasi ka lajmëruar se të gjithë muzetë apo galeritë në varësi të pushtetit vendor që nuk do të ruhen dhe menaxhohen brenda standardeve, do të mbyllen. Ky dikaster do të nisë inspektimin në të gjithë vendin. Ministri i Kulturës Aldo Bumci, ka deklaruar se, “do të ndërmerret një reformë ligjore për ti dhënë Komitetit Shtetëror të Muzeve të gjithë autoritetin ligjor për të ushtruar kontrolle, për të vendosur penalitete dhe për të arritur deri në mbylljen e muzeve nëse nuk përmbushin kushtet e sigurisë për mirëmbajtjen e fondit që kanë dhe për transferimin e këtij fondi në një ambient tjetër deri sa pushteti vendorë të plotësojë kushtet e nevojshme”. Sipas kësaj deklarate rrezikojnë edhe këto pasuri të Lezhës, për shkak të kushteve në të cilat ruhen.

27.07.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


− 1 = three

All Rights Reserved