Postuar me: 13:43 24-07-2012

Maqedoni, helikopterë nëpër dasma !!

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Krahas “adeteve” të tjera të shumta nëpër dasmat shqiptare të Gostivarit dhe rrethinës, gjatë sezonit të dasmave të sivjetshme është duke ndodhur një tjetër dukuri e pazakontë. Harxhimeve marramendëse të dasmave, në dy dasma u janë shtuar edhe pagesat për shpenzimet e helikopterëve të marra me qira, raporton tv2.
Në fshatin Gradec të Gostivarit, në ditën e martesës nusja ka zbritur në shtëpinë e dhëndrit me anë të helikopterit. Ky rast nuk është i vetëm, gjatë fillimit të muajt gusht është paralajmëruar edhe një tjetër rast ku në funksion sërish do të vihet helikopteri. Babai ka vendosur që djalin ta shëtis me helikopter përpara se djali me ju nënshtruar operacionit të synetit. Krahas helikopterit, dasma që organizohet nga një banor i fshatit Debresh të Gostivarit, pronar i një firme private në Zvicër, do të jetë një atraksion tjetër për publikun, do të rikthehet tradita e ndeshjeve me pelivana. Dasma e familjes Ferati nuk do të mbari me kaq. Në mbrëmjen e dy gushtit është paralajmëruar një tjetër organizim me prezencën e yjeve më të njohura të estradës shqiptare. Sabri Fezullai, Leonora Jakupi, Sinan Vllasaliu, Ilir Shaqiri, Ermal Fezullai, Shkurte Fejza, Remzie dhe Nexhat Osmani do të jenë ndër 15 këngëtarët e ftuar në dasmën e familjes Ferati nga Debreshi i Gostivarit.
“Kemi afër 100 pelivana nga shumë shtete të rajonit dhe nga Maqedonia. Qëllimi është të ruhet tradita e dasmës shqiptare. Do të ketë edhe shumë këngëtarë të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia”, shprehet Shazo Ferati, babagjyshi i vogëlushit Jasin Ferati, duke shtuar se me rastin e dasmës së tyre, të ftuar do të jenë shumë personalitete publike nga sfera e politikës, kulturës e tjerë.
Sipas informatave jo zyrtare, në këto dy raste, helikopterët janë siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Për një orë, huazimi i helikopterëve kushton prej dy deri tre mijë euro. Relazioni, Gradec – Kamjan, nga ku dhe është marrë nusja, banorit të fshatit Gradec me punë të përkohshme në Gjermani i ka kushtuar 30 mijë euro, për shkak se helikopterin e ka pas të porositur për gjithë ditën.
Nëse dasma e zakonshme shqiptare në këto treva arrin shpenzime prej 10 deri 25 mijë euro, rastet në fjalë tejkalojnë koston financiare shumëfishtë nga dasmat e zakonshme.
Sezoni i dasmave në Gostivar tanimë ndodhet në kulmin e vet. Nga informatat e marra nga restorantet e njohura për organizimet e tilla familjare, rezulton që deri tani janë
rezervuar mbi 600 dasma.
Nga një kalkulim i përgjithshëm për harxhimet mesatare të dasmave të planifikuara për këtë vit në Gostivar, në qarkullim mendohet të jenë më tepër se 9 milion e 800 mijë euro, pa llogaritur këto edhe shpenzime të tjera në raste të caktuara. Në këtë shumë nuk janë evidentuar as dasmat që ndodhin nëpër vendbanimet më të mëdha përreth qytetit të Gostivarit, siç janë Çegrani, Debreshi dhe Gradec. Në këto vendbanime, funksionojnë me dhjetëra sallone dasmash. Sezoni veror i dasmave në Gostivar dhe rrethinë fillon me fillimin e muajt korrik dhe zgjat deri në mbarim të gushtit, por sivjet, për shkak të fillimit të muajt Ramazan, dasmat pritet të përfundojnë me fillimin e agjërimit.

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


− 2 = four

All Rights Reserved