Postuar me: 10:28 31-07-2012

Regjistrimi i fituesve ne universitete, me 13 shtator (Burimi: Koha Jone, www.kohajone.com )

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Publikohen datat e regjistrimit te fituesve ne universitete si dhe datat e konkurseve. Me nje udhezim te posacem, Ministria e Arsimit dhe e sheknces ka detajuar te gjtiha procedurat qe duhet te ndiqen qe nga shpallja e fituesve dhe pas saj. Kesisoj, fituesit e universiteteve publike kete vit akademik do te shpallen me date 13 shtator 2012, ndersa emrat perfundimtare do te mesohen me date 26 shtator. Sipas udhezimit ne fjale, regjistrimi i 27 mije kandidateve, te cilet do te shpallen fitues per vitin akdemik 2012-2013 ne universitetet publike do te kryehet ne dy faza. MASH u ben apel te rinjve qe te lexojne me kujdes udhezimin, pasi ne rast se nje kandidat i shpallur fitues, nuk regjsitrohet brenda afateve ne sekretarine perkatese, per cfaredo lloj arsyeje, atehere atij i humbet perfundimisht e drejta per kete vit akademik. Ministria, gjithashtu ben me dije, se te rinjte do te mund ta mesojne fakultetin ku jane shpallur fitues vetem me 13 shtator, pas perfundimit te konkurseve te pranimit ne disa dege te vecanta. Sipas udhezimit per procedurat e pranimit te kandidateve, ne ciklin e pare te studimeve me kohe te plote, per vitin akademik 2012-2013, te publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, mesohet se ai do behet sipas listave emerore te renditura nga Agjencia Kombetare e Provimeve (AKP), prane Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Gjithashtu, udhezimi percakton, se AKP do te dergoje ne MASH brenda dates 13 shtator 2012, listat paraprake te kandidateve fitues, te ndare sipas programeve te studimit perkates, te renditur sipas rendit zbrites te pikeve dhe te preferences me te larte te kerkuar prej tyre ne formularin A2. Listat paraprake te kandidateve fitues shpallen ne faqen zyrtare te MASH ne date 13 shtator 2012 dhe u dergohen ne forme te shkruar dhe elektronike, Institucioneve publike te Arsimit te Larte nepermjet Drejtorise se Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor ne MASH, te cilat duhet t’i afishojne listat ne vende te dukshme, ne mjediset e fakulteteve perkatese.Regjistrimi i kandidateve per te fituar statusin e studentit te pranuar ne universitetet publike do behet ne dy faza: regjistrimi paraprak dhe ai perfundimtar. Kandidatet fitues bejne regjistrimin paraprak te tyre ne programin e studimit ku jane shpallur paraprakisht fitues prane sekretarive mesimore te fakulteteve nga data 14-20 shtator 2012 nga ora 08:00-18:00. Per regjistrimin paraprak, kandidati duhet te paraqitet personalisht prane sekretarive mesimore dhe te dorezoje dosjen individuale, qe duhet te permbaje disa dokumente te cilat ne i kemi renditur ne tabelen qe shoqeron shkrimin. Ne kryerjen e procedures se regjistrimit paraprak, sekretarite mesimore te fakulteteve mbajne regjister te vecante, ne te cilin kandidatet fitues nenshkruajne ne momentin e regjistrimit per dorezimin e dokumenteve, duke shenuar daten dhe oren e regjistrimit. Sekretaria mesimore i pajis te rinjte me nje flete-regjistrimi paraprak, ku shenohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Fleteregjistrimi paraprak duhet te jete i nenshkruar nga dekani e kryesekretarja mesimore e Fakultetit dhe i vulosur. Universitetet, deri ne oren 14:00, te dates 22 shtator 2012, te dorezojne ne MASH dhe ne AKP, listen origjinale te pergatitur nga AKP, me regjistrimet paraprake te kryera, neforme te shkruar dhe elektronike, ne dy kopje. Kandidatet, te cilet nuk kryejne regjistrimin paraprak brenda afatit, per cfaredo lloj arsye, humbasin te drejten e regjistrimit dhe te vazhdimit te procesit. Keta kandidate nuk do te perfshihen ne listen perfundimtare te fituesve. Ne baze te regjistrimeve paraprake te kryera dhe te vendeve te paplotesuara, me 26 shtator 2012 shpallet lista e ndermjetme e kandidateve fitues ne eebin e MASH. Kjo liste u cohet universiteteve me 26 shtator dhe duhet t’a afishojne brenda dates 27 shtator.

30.07.2012

Burimi: Koha Jone

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× 6 = fifty four

All Rights Reserved