Postuar me: 15:21 23-07-2012

Universiteti, nis plotësimi online i formularit A2 (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com )

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

TIRANË- Maturantët në të gjithë vendin, nisin sot plotësimi i formularit A2, i cili është në dispozicion nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 18.00.
Sipas ministrisë së Arsimit, përjashtim nga datat e caktuara do të bëjë vetëm Tirana, për të cilën janë lënë në dispozicion 4 data.

Këtë vit për herë të parë përzgjedhja do të bëhet online.
Ministria e Arsimit, pas akuzave të universiteteve për nivel të dobët të studentëve të rinj, rriti masat e sigurisë duke aplikuar program të ri për pranimet në universitet.

Maturanti ka mundësi që pas plotësimit të formularit A2, të shohë direkt renditjen për degën që ka zgjedhur duke parë qartë shanset e pranimit nga fakulteti që ka përzgjedhur, bazuar në pikët e marra në provimet e maturës shtetërore.

Procesi i aplikimit për në universitet do të zgjasë deri në datën 5 gusht. Pas verifikimit të formularëve nga agjencia e vlerësimit të arritjeve në provime, lista e fituesve në universitet pritet të shpallet në mesin e muajit shtator.

23.07.2012

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. ela says:

    Sot me dt.23.007.2012. ne nuk kemi aplikuar per ne universitet sepse MASH e ka shtyre plotesim ,arsyeja nuk dihet asgje?

Komenti Juaj :


+ six = 7

All Rights Reserved