Postuar me: 12:04 26-07-2012

“Wall Street” dhe pasanikët. Ja të fituarit e mëdhenj të kursimeve masive (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com )

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Kriza 

walt-street_lajm-shqipTë varfrit dhe shtresa e mesme kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë mbi supet e tyre barrën më të madhe të të gjitha masave shtrënguese që kanë ndërmarrë shumë qeveri në përpjekje për të përballuar krizën ekonomike dhe shifrat e larta të borxhit. Bëhet fjalë për një politikë shkurtimesh të ndërmarrë në mënyrë të përshkallëzuar, gjatë këtyre tre viteve të fundit dhe që vazhdon me pasoja të rënda për njerëzit edhe sot.

Kështu, në Shtetet e Bashkuara reduktimet e buxhetit kanë detyruar shtetet që të reduktojnë buxhetin në fusha si arsimi, transporti publik, shërbimet sociale. Në Europë, reduktimet në fondet për mirëqenien sociale kanë bërë që shumë njerëz të varfër dhe me paaftësi fizike të druhen për jetën e tyre.

Por kjo lojë e reduktimit të shpenzimeve ka edhe një palë që quhet fituese. Shkurtimi, ose dhe mbyllja fare e programeve qeveritare që sjellin përfitimet për shtresat dhe personat më pak të privilegjuar të shoqërisë ka qenë  një nga objektivat ideologjikë të konservatorëve. Në këtë mënyrë kemi edhe një përfitim krejt të pastër edhe për klasën e korporatave të mëdha, duke qenë se shërbimet qeveritare janë privatizuar dhe kursimet e mbledhura nga shkurtimet e shpenzimeve shërbejnë edhe për të mbuluar reduktimin e të ardhurave nga taksat e qytetarëve të pasur. Propaganda konservatore amerikane prej kohësh ka qenë kundër programeve të tilla sociale, të cilat sipas tyre “kanë qenë në krizë. Avokatët e masave shtrënguese i “shitën” propozimet e tyre si mjete që në fakt do të ndërmerreshin për të përmirësuar ekonominë. Madje vetë ish-drejtori i Bankës Qendrore Europiane, Jan-Claude Trichet deklaroi në vitin 2010 se ishte gabim të mendohej se reduktimet fiskale përbënin kërcënim për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Të njëjtën gjë thanë edhe amerikanët në vitin 2011 e më saktë republikani, Paul Tyan, kryetari i komisionit të buxhetit në Senat: “Ne do të reduktojmë shpenzimet për të ulur borxhin” .

Ndërkohë, korporatat e mëdha përfitojnë nga rregullimet që u janë bërë taksave. Në disa propozime në këtë drejtim kërkohet një reformim i taksave për korporatat për një sistem të quajtur: sistemi territorial që do të sjellë avantazhe të veçanta për të gjitha bankat e “Wall Street”. Kjo do t’i mundësojë kompanitë amerikane që të mos paguajnë më taksa në SHBA për fitimet jashtë vendit, përfshi paratë e vendosura në “parajsat fiskale” si Cayman Islands.

Por edhe pse politikat e shkurtimeve të shpenzimeve u mbrojtën dhe u shitën si politika që do të çonin në shkurtimin e borxheve dhe në hapjen e vendeve të reja të punës, asgjë e tillë nuk ka ndodhur në vendet që i ndërmorën. Përkundrazi. Rritja ekonomike nuk u duk as në horizont. Shtetet e Bashkuara shfaqin vetëm disa përmirësime anemike, ndërsa në Europë spiralja e krizës sa vjen e përshkallëzohet duke i zhytur të gjitha vendet në një recesion shkatërrimtar. Por ndërkohë, sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Tregtisë, fitimet e korporatave të industrisë financiare janë të larta, madje më të larta se ato në kohët e kulmit të flluskës së kredive të shtëpive. Dhe ndërkaq, elitat në të dyja anët e Atlantikut i kanë siguruar vetes pakësime dhe madje edhe ndërprerje të takimit të mundësuara pjesërisht nga shkurtimet në fondet për shërbimet sociale. Kështu në Shtetet e  Bashkuara mospagimi i taksave për të pasurit që u vendos në kohën e presidencës “Bush” u zgjat edhe gjatë presidencës aktuale të Obamës, ndërkohë që pagesa e papunësisë dhe të tjera si këto kanë prekur nivele minimale. Por edhe qeveritë në Europë. Veçanërisht ato në Britaninë e Madhe kanë zbatuar heqjen e taksave për të pasurit, ndërkohë që kanë marrë masa shumë të rënda reduktime të pagave e pensioneve te klasa punëtore dhe shtresa e mesme. Dhe klasa europiane financiare ka përfituar edhe më shumë dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë nga kjo situatë, krahasuar me Amerikën. Sa herë që Bashkimi Europian shkon në pika kritike krize për shkak të borxheve të Spanjës, apo Greqisë, liderët e BE-së, veçanërisht Kancelarja gjermane, Merkel, dalin me propozime për shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve, me paketa kursimesh marramendëse që bien të gjitha mbi supet e njerëzve të thjeshtë. Në këmbim të kursimeve jepen paketat e shpëtimit financiar. Këto para që trojka i jep “për shpëtim” shkojnë  në bankat që mbajnë borxhet e Spanjës dhe Greqisë, të cilat do të dëmtoheshin sigurisht nëse vendet e sipërpërmendura nuk do të kishin më aftësi paguese. Por paketat e shpëtimit kërkojnë, siç thamë, një disiplinë të fortë financiare shpeshherë të dhimbshme. Njerëzit e zakonshëm goditen e dëmtohen, ndërsa profesionistët financiarë të superpaguar që ndërmjetësuan marrëveshjet për të financuar deficitin e Spanjës dhe Greqisë vazhdojnë që të përfitojnë në përmasa të mëdha. Grekët e paguajnë me çmim gjaku këtë paketë, e cila thuhet se është për të mirën e tyre, por në fakt është për përfitim të bankierëve francezë dhe gjermanë. Në vend që situata siç u premtua të ndryshonte, tani papunësia si në Spanjë, ashtu edhe në Greqi është shumë e rëndë me papunësinë që ka kapur shifrën 205 në të dy vendet. E pavarësisht kësaj edhe në SHBA kërkohen sërish masa të tjera shtrënguese e kursime dhe kjo ka të ngjarë që të vazhdojë edhe në Europë.

26.07.2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


seven − = 5

All Rights Reserved