Postuar me: 14:50 31-08-2012

Afati dhe procedura për regjistrimet në kopshtet shtetërore (Burimi: Gazeta Shekulli, shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune
  • Procesi i regjistrimit do të zgjasë deri në datën 7 shtator. Shkoza do të ketë kopsht të ri.
  • Matohiti: Fëmijët, vetëm në kopshtin e njësisë përkatëse

kopshti-lajm-shqipPrej datës 27 të këtij gushti kanë filluar regjistrimet për në kopshtet dhe çerdhet shtetërore të Tiranës. Procesi i regjistrimit zhvillohet pranë Drejtorisë Arsimore të kryeqytetit dhe sipas drejtuesve të saj, po vijon normalisht me përjashtim të ditës së parë e cila ka pasur fluks prindërish të interesuar.

Afati, deri në 7 shtator

Puna është e ndarë sipas njësive bashkiake. Regjistruesit pranë DAR, thanë dje për “Shekullin” se prindërit e interesuar për regjistrim, duhet të kenë me vete një certifikatë familjare, vërtetimin e fëmijës që ka kryer ciklin e rregullt të vaksinave të detyruara si dhe një vërtetim që është banor i lagjes. Procesi i regjistrimit ka si afat përfundimtar datën 7 shtator. Tri ditë pas mbylljes së regjistrimeve, në datën 10 shtator, fëmijët do të nisin të shkojnë në kopsht.

Në Tiranë, 42 kopshte

42 kopshte janë gati për të pritur fëmijët, ndërsa një kopsht në zonën e Shkozës do të jetë gati po në 10 shtator. Përgjegjësja e kopshteve në Tiranë pranë Drejtorisë Arsimore tha dje se interesimi i prindërve ka qenë në rritje, por “nuk janë krijuar radhë me përkopshte jashtim të ditës së parë”. “Për fat të mirë këtë vit kemi punuar normalisht dhe jo me orar të zgjatur. 42 kopshte janë në gatishmëri për pritjen e fëmijëve pas disa rikonstruksioneve të domosdoshme. Këtë vit do të hapet edhe një kopsht i ri në zonën e Shkozës. Në këtë zonë ishte i domosdoshëm krijimi i një kopshti dhe në datën 10 kopshti do të jetë gati” – tha dje për “Shekullin” Jonida Matohiti.

Vetëm fëmijë të zones

Enkeleda Veziu, një nga prindërit që gjejmë në zyrat e DAR, sapo ka regjistruar djalin në kopsht si dhe vajzën në shkollë. Ankthi i këtyre historive janë radhët e gjata dhe paqartësitë për të cilat nevojiten vazhdimisht sqarime, por Veziu shprehet se procedura këtë vit ishte më e thjeshtë. “Nuk kishte radhë të gjata, ato janë tmerr”, -shprehet ajo. Shmangia e radhëve të gjata është e lehtë nëse procedurat zbatohen me përpikmëri dhe nuk u lihet vend ndërhyrjeve e miqësive. “Në çdo kopsht do të regjistrohen vetëm fëmijët e njësisë bashkiake që i korrespondon zonës së kopshtit. Nuk do të ketë kalime të një natyre që i ndërlikon gjërat. Ashtu siç ndodh me shkollat e njëjta gjë vlen edhe për kopshtet” – thotë Matohiti.  

Dokumentat që u nevojiten prindërve për regjistrim

-Një certifikatë familjare.

-Një vërtetim i fëmijës që ka bërë vaksinat. -Një vërtetim që është banor i lagjes.

31.08.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


nine × = 36

All Rights Reserved