Postuar me: 14:14 05-08-2012

Aksident rrugor në aksin Elbasan- Peqin, 8 të plagosur (Burimi: Balkanweb, .wwwbalkanweb.com )

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

ELBASAN - Tre automjete janë përfshirë në një aksident, mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Burime nga policia bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes janë plagosur 8 persona që udhëtonin me tre mjetet e aksidentuara.

Mësohet se një makinë tip ‘Reno’ me targa CH 277 GV u përplas me një automjet tip ‘Benz’ dhe me një kamionçinë, duke lënë të plagosur 8 persona, të cilët u dërguan me urgjencë në spital. Momentalisht nuk dihet identiteti i të lënduarve dhe as gjendja e tyre.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

05.08.2012

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ 7 = thirteen

All Rights Reserved