Postuar me: 13:04 25-08-2012

Datat e provimeve për degët me konkurs (Burimi: Gazeta Panorama, www.panorama.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

filologjiku lajm shqipMinistria e Arsimit publikon datat për degët me konkurs në të gjitha universitetet. Ato do të nisin më 27 gusht 2012 dhe do të përfundojnë më 5 shtator. Kandidatët të cilët kanë preferuar në zgjedhjet e tyre, në Formularin A2, programet e Akademisë së Arteve Shkodër, njoftohen se konkursi për ta do të zhvillohet në ambientet e Universitetit të Arteve në Tiranë. “Përpara zhvillimit të konkurseve këshillohet që të gjithë këta kandidatë t’i referohen udhëzimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës,  për zhvillimin e konkurseve të pranimit, tarifën e regjistrimit”, ka bërë me dije MASH. Ky udhëzim gjendet në faqen zyrtare të këtij dikasteri. Gara më e fortë është në degën e Arkitekturës.
Faza e parë e konkursit në këtë degë do të zgjasë rreth 4 orë, ndërsa vlerësimi maksimal është sa 25 për qind e totalit. Ndërsa seanca e dytë, ku kandidatët do të testohen mbi njohuritë në vizatimin teknik, do të zgjasë gjithashtu 4 orë. Vlerësimi do të jetë 20 pikë, ose 20 për qind e vlerësimit total. Kurse gjatë seancës së tretë dhe të fundit, kandidatët për arkitektë do të testohen mbi njohuritë e tyre në kompozimin arkitektonik. Vlerësimi maksimal për të është 20 pikë dhe përfshin 20 për qind të vlerësimit total. Fituesit në shkollat e larta do të shpallen vetëm pasi të gjithë kandidatët e këtyre degëve të kenë marrë rezultatet e konkurseve dhe të dhënat t’i kenë kaluar Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Datat e konkurseve
• Universiteti i Arteve, Tiranë, 27 gusht-1 shtator

• Universiteti i Sporteve të Tiranës, 29-31 gusht

• Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 27-29 gusht

• Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, 27-29 gusht

• Universiteti Politeknik i Tiranës, Arkitekturë dhe
Arkitekturë (Urbanist) 3-5 shtator

• Universiteti “A. Moisiu” i Durrësit, 27 gusht-1 shtator

• Akademia e Arteve, Shkodër, 27 gusht-1 shtator

25.08.2012

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


seven − = 5

All Rights Reserved