Postuar me: 12:00 24-08-2012

Kreditë e këqija shpejtojnë ritmin, rriten fort në qershor (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Kreditë që bankat i klasifikojnë të këqija dhe që kanë shënuar vonesa të konsiderueshme në shlyerjen e kësteve, pësuan një rritje të fortë gjatë muajit qershor duke shënuar një rekord tjetër negativ dhe duke dëshmuar vështirësi shtesë për bizneset në vend. Lajmi bëhet i ditur nga statistikat e publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave.

Kreditë e këqija u rritën në 120.7 miliardë lekë, (rreth 881 milionë euro) në qershor 2012, nga rreth 89 miliardë lekë ose 650 milionë euro që qenë në qershor 2011. Në qershor 2012, kreditë me probleme përbënin 21.1 për qind të totalit të kredive të dhëna në Shqipëri ndërsa një vit më parë qenë 17 për qind.

Ndërsa kreditë e këqija kanë pësuar rritje prej 24 për qind gjatë 12 muajve të fundit, kërkesa e bizneseve dhe individëve për kredi ka rënë ndjeshëm dhe gadishmëria e bankave për të kredituar ka rënë gjithashtu. Kjo ka bërë që kreditë e këqija të jenë një barrë gjithnjë e më e rëndë për bilancet e bankave. Sistemi bankar në tërësi ka dalë me fitime për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, por katër prej bankave kanë dalë me humbje.

Ndërsa kreditë e këqija njohin vetëm rritje, bankat kanë hasur vështirësi të konsiderueshme në procedurat për konfiskimin dhe shitjen e kolateraleve të këtyre kredive.

Sot, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se ka dërguar për ndjekje penale pesë gjykatës, të cilët kanë shkelur procedurat ligjore në shqyrtimin e ankesave të kredimarrësve të falimentuar, duke dëmtuar interesat e bankave.

24.08.2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


two + 7 =

All Rights Reserved