Postuar me: 16:00 14-08-2012

Legalizimet, hapen 4 drejtori në Tiranë (Burimi: Gazeta Panorama, www.panorama.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Këtë javë pritet të fillojnë funksionimin e tyre drejtoritë e reja të legalizimeve të miratuara me vendim të qeverisë një muaj më parë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimeve, Ardian Kollozi, tha për gazetën se këto zyra tashmë janë gati për të filluar punën në mënyrë që të përshpejtohet ritmi i punës dhe procesi të mbyllet brenda afateve të përcaktuara, që është viti 2013. Sipas Kollozit, tashmë është ngritur struktura përkatëse dhe stafi i nevojshëm për të përballuar gjithë fluksin e punës në vijim. “Këtë javë pitet që katër drejtoritë e ALUIZNI- t të fillojnë punën e tyre duke çuar para atë që ne kemi deklaruar, dhënien e një ritmi të ri të legalizimeve që deri më tani, sikurse keni parë, është përshpejtuar nëse u referohemi lejeve që kemi miratuar. Këto drejtori që janë jo vetëm në Tiranë, por edhe në qarqe të tjera, do të mundësojnë mbajtjen e atyre afateve që ne kemi deklaruar për përmbylljen e procesit brenda vitit 2013”, shprehet Kollozi. DREJTORITË Katër drejtoritë që do të hapen në Tiranë, do të jenë të ndara në funksionet e tyre. Drejtoria e parë do të hapet në qytetin e Kavajës dhe do të mbulojë gjithë proceset e nevojshme për legalizimin e objekteve informale të këtij rajoni dhe zyrat e saj do të jenë në këtë qytet. Dy drejtori të tjera do të vendosen pranë Drejtorisë Rajonale të Tiranës dhe saktësisht këto do të trajtojnë dosjet që kanë të bëjnë me komunat dhe dosjet e tjera për Bashkinë e Tiranës. Pranë drejtorisë qendrore të ALUIZNIT-t do të funksionojë drejtoria tjetër, që ka të bëjë me trajtimin e shtesave pa leje në pallatet me leje, si dhe për pallatet e reja që nuk kanë zbatuar projektin, duke ndërtuar më shumë sesa parashikohet në lejen e tyre. Ndarja e drejtorive në këtë mënyrë ka si synim lehtësimin e procedurave dhe ndarjen e dosjeve në mënyrë që procesi të ecë më shpejt. Qysh në fillim vetëdeklarimet kapnin një shifër mbi 270 mijë objekte informale, ndërkohë që dosjet “stok” pas shqyrtimit dhe pas miratimit të disa mijërave janë ulur në shifra.

14.08.2012

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


2 × = four

All Rights Reserved