Postuar me: 19:00 15-08-2012

Mbetësit në Maturë, si do i japin provimet në vjeshtë (Burimi: Gazeta Panorama, www.panorama.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Të gjithë maturantët që kanë rezultuar mbetës në një lëndë të gjimnazit, do të kenë mundësi të shlyejnë detyrimet në shtator. Në total janë rreth 4000 nxënës. Prej tyre, 3000 u rrëzuan në provimet e Maturës Shtetërore, ndërsa rreth 1000 në një nga lëndët e tjera të gjimnazit. Këta të fundit do t’i shlyejnë detyrimet shkollore në datat 27-29 gusht. Në udhëzimin e MASH janë përcaktuar datat dhe rregullat e provimeve për ata që nuk arritën të merrnin rezultate kaluese në provimet e Maturës. Ky dikaster ka vendosur gjithashtu datat për provimet e lirimit të arsimit 9-vjeçar. Gjuha dhe Matematika do të jepen më 3 dhe 5 shtator.

KUSH RIJEP MATURËN

Sipas udhëzimit, provimet në sesionin e vjeshtës do t’i japin të gjithë maturantët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime në sesionin e parë të Maturës Shtetërore. Një mundësi e dytë u është dhënë kandidatëve që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2012, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore…

15.08.2012

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ 9 = seventeen

All Rights Reserved