Postuar me: 11:35 14-08-2012

Ndotja nga nafta në Fier, masa nga Drejtoria e Mjedisit (Burimi: Mjedisi Sot, www.mjedisisot.info)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Ndotja e mjedisit nga subjektet qe operojne ne fushen e hidrokarbureve dhe per nxjerrjen e naftes ka angazhuar edhe me shume inspektoret e Drejtorise se Mjedisit ne Fier.

Ankesat e vazhdueshme te banoreve te zones per ndotjen e mjedisit, perzierjen e burimeve te ujit me naften bruto, apo edhe zhurmat e subjekteve private qe nxjerrin lenden djegese kane detyruar Drejtorine e Mjedisit te ndeshkoje keto subjekte me 8 gjoba per 6 mujorin e ketij viti.

Sipas kreut te Mjedisit te qarku Fier, Saimir Hoxha edhe subjekte te tjera kane marre verejtje paralajmeruese per masa administrative ne rast se do te konstatohen shkelje.

Hoxha thote se ka bere nje kallzim ne Prokurori per ndjekje penale lidhur me ndotjen mjedisore qe ndodhi para disa kohesh ne komunen Zharez, si dhe per ndotjen e nje rezervuari nga hidrokarburet ne fshatin Kash ne komune Qender, duke perbere nje rrezik evident per banoret e zones.

13.08.2012

Burimi: Mjedisi Sot

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


− 1 = three

All Rights Reserved