Postuar me: 18:56 23-08-2012

Si të humbni në peshë brenda një dite (Burimi: Sekrete Bukurie, www.sekretebukurie.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Nuk ju sugjerojmë që për të arritur një linjë vitale të trupit të vuani urie kohë të gjatë, si dhe jemi të vetëdijshëm që nuk ekziston dieta magjike, e cila për një kohë të shkurtër ju mundëson largimin e kilogramëve të tepërt, të jetë e shëndetshme dhe të ju garantojë se ata kilogramë më nuk do të kthehen.

Mirëpo, ekziston një periudhë e caktuar kohore kur dëshirojmë që brenda ditës të dukemi mirë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për një takim pune, takim dashurie, apo diçka të tretë. Për t’u dukur sa më vitale dhe për ta arritur këtë brenda një dite të vetme, e para duhet ta kufizoni konsumimin e kripës.

 

Si të humbni në peshë brenda një dite

Kjo është një mënyrë drastike, por që jep suksese për një kohë të shkurtër. Krejt çfarë duhet të bëni është që gjatë gjithë ditës të konsumoni vetëm ujë. Një ditë me ujë nuk e dëmton shëndetin e askujt, por personat që kanë sistem imun të dobët, ata që kryejnë punë të rënda fizike, apo që ushqejnë fëmijën me gji, këtë nuk guxojnë ta bëjnë.

 

Lëngjet nga perimet

Lëngjet e perimeve janë të mira për personat e ndjeshëm, marrë parasysh se trupit i dhurojnë kalori dhe vlera ushqyese. Për efekt më të mirë përdorni perime të gjelbra dhe përziejini me ujë – gjysmë lëng gjysmë ujë. Gjatë kësaj dite shmangni pemët, sepse janë të pasura me ëmbëltues natyralë dhe nuk kontribuojnë në humbjen në peshë, përkundrazi ato e simulojnë oreksin.

 

Trajtimi me saunë

Sauna mund ta përshpejtojë humbjen në peshë, ngase e sekreton ujin tepricë nga trupi. Sipas rregullave, qëndroni aty për 10-15 minuta. Më pas dilni për t’u freskuar dhe pas një periudhe të shkurtër futuni brenda përsëri. Ky trajtim nuk u preferohet të sëmurëve që nuk mund ta durojnë lagështinë e ngrohtë.

 

Qasja e kombinuar

Mënyra më e shpejtë që sa më shumë të humbni në peshë është t’i kombinoni të gjitha këto teknika të lartpërmendura. Konsumoni ujë gjithë ditën, sidomos atëherë kur ndjeni uri, konsumoni lëngje prej perimeve dhe më pas pushoni në saunë. Në mënyrë të tillë mund t’i hiqni rreth tre kilogramë brenda një dite.

23.08.2012

Burimi: Sekrete Bukurie

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× 4 = sixteen

All Rights Reserved