Postuar me: 11:42 03-08-2012

Sulejmani i Madherishem (Burimi: Albanian Screen, www.albanianscreen.tv )

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Historia e shkurtër

“Shekulli i madhërishëm” (titulli origjinal) i Osmanëve i referohet rajonit të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe sritë dramatizojnë intrigat e haremit dhe gjyqkatës së tij. Në moshën 26 vjeçare, kur filloi të vendoste ligjin, Sulltan Sulejmani filloi të ndërtonte një perandori në këtë botë, më të fuqishme dhe më të zgjeruar se ajo e Aleksandrit të Madh për të shpërblyer ambiciet e Otomanëve.
Gjatë sundimit të tij 46 vjeçar, Sulltan Sulejmani u bë i njohur si një nga luftëtarët më të mëdhenj që sundonte Nga Lindja në Perëndim. Sulejmani i ri hipi në fron, pasi mori lajmin për kurorëzimin në një shëtitje gjuetie në vitin 1520.
i pavetëdijshëm se ai po hynte në një rrugë që më vonë do ta çonte në majë të perandorisë Otomane, ai la bashkëshorten Mahidevran dhe djalin e tyre, princin Mustafa në pallatin e tyre në Manisa dhe i shoqëruar nga miku i tij i ngushtë , bashkëudhëtari Pargali Ibrahim, morri rrugën drejt Pallatit Topkapi në Stamboll.
Ndërsa ishin duke udhëtuar, një anije otomane lundronte prej Krimesë mespërmes Detit të Zi, duke sjellë me vete një femër kristiane të marrë peng si skllave, për t’iu dhuruar Pallatit Otoman. Në këtë anije ishte Aleksandra La Rosa, vajza e ministrit orthodhoks të Ukrainës, e cila kishte parë me sytë e saj t’i masakrohej familja. Vajza e re, e cila ishte rrëmbyer dhe shitur Otomanëve si skllave, do të quhet Hyrrem (Roksolana), bashkëshortja e re e Sulltan Sulejmanit. Ajo do të sjellë në jetë djemtë e tij dhe do të mbretërojë bashkë me të gjithë perandorinë nëpërmjet gjakderdhjes dhe intrigave. Gjatë qëndrimit në krye të perandorisë, Sulltan Sulejmani prej pasionit për Hyrremin do t’i lejojë asaj një influencë të madhe në oborr.

Reagimet:

Edhe pse filmi ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në Turqi, ai i k ndarë shikuesit në dy kampe: nga njëra anë një pjesë e madhe e shikuesve dhe qeveria turke, bashkë me kanalin televiziv shtetëror akuzojnë producentët se kanë ekspozuar jetën private të sulltanit dhe paraqesin skena jo të hijshme ku ai shfaqet duke pirë alkool. Ndërsa pjesa tjetër është admiruese e serialit dhe vetëm javën e parë producentët kanë marrë 70.000 falenderime.

 

Episodi i fundit

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


two + 1 =

All Rights Reserved