Postuar me: 12:32 01-08-2012

Tom Doshi: Berisha më ka shkatërruar biznesin. Po hakmerret për rezultatet në Shkodër (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net )

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Tom Doshi, deputeti socialist, në një intervistë për Panorama, thotë se që kur ka hyrë në politikë, atij i është shkatërruar biznesi. Doshi thotë se sulmet ndaj tij vijnë për shkak të rezultateve në Shkodër.

Doshi thotë se në vitin 2009 për 3500 vota PS nuk mori dot deputetin e pestë, ndërkohë që aktualisht me Paulin Sterkajn ndarja e deputetëve në atë qark është 6 me 5, ndërkohë që Topalli deklaronte se PS do merrte vetëm dy deputetë.

Doshi thotë se në vitin 2011, PS drejton 8 komuna nga 16 njësi vendore të qarkut të Shkodrës.

Deputeti socialist thotë se është gjobitur 2.5 milion dollarë nga qeverisja e Berishës. Ai thotë se kur hyri në politikë kishte 10 milion dollarë pasuri të deklaruar.

Doshi thotë se ndjehet i qetë, por thotë se një ditë këta politikanë të mazhorancës do e humbasin pasurinë. “Siç e kanë humbur edhe ministra në kohën e PS, duke e deklaruar pasurinë në emër të të tjerëve, sot e kanë të humbur. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me këta, sepse kështu ndodh me paratë e fituara pa djersë,” thotë ai.

Doshi akuzon ashpër ministrin e Financave, Ridvan Bode, duke thënë se ka aksione në çdo kompani e ka përvetësuar çdo pasuri të vendit. Ai hedh po ashtu akuza të ashpra edhe ndaj djalit të Berishës si sekser i pushtetit. Doshi thotë se tani që Berisha ka marrë presidentin, kryeprokurori duhet të zgjidhet me 3/5.

01.08.2012

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


3 × three =

All Rights Reserved