Postuar me: 13:34 11-08-2012

Zbardhet pasuria e kreut të SHISH, 60 mijë dollarë kanadeze nga pensioni (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

TIRANE - Drejtori i sapodekretuar i Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi Lika rezulton të ketë vendosur një pasuri të konsiderueshme gjatë emigrimit të tij 12 vjeçar në Kanada. Referuar deklaratave të tij të pasurisë për 3 vitet e fundit, periudhë në të cilën ai ka ushtruar funksionin e zv/ ministrit të Inovacionit, mësohet se në 2009-ën ai ka patur një fond pensioni të kompanisë IQOR, i investuar në “Mutual Funds Standard Life” në shumën e 60 mijë CAN (dollarë kanadezë).

Dollari kanadez shkëmbehet në Shqipëri në kuotën: 1 dollar – 112 lekë të reja, pra në shifra gati të njëjta me dollarin amerikan. Por shto se po në ’09-ën ky fond ka pësuar një humbje me 25%. Lika shënon edhe një plan pensioni të regjistruar në ministrinë e të ardhurave në Canadian Bank of Comerce në shumën e 50.000 CAN, për të cilën gjithashtu sqaron se ka patur humbje 30%. Ndërsa nga paratë e shitjes së pjesës së shtëpisë së tij pas ndarjes me gruan, ai thotë se ka përfituar 40 mijë dollarë kanadezë.

Nga marrëveshja e ndarjes me gruan, shefi i SHISH-it thotë se ka patur një detyrim financiar për suportimin e vajzës me 6.900 dollarë kanadezë ndërsa shton se për djalin, për shkak se është në moshë madhore nuk e suporton më. Prej këtij viti e në vazhdim, Lika bën të ditur se burim kryesor të të ardhurave të tij ka patur rrogën si zv/ministër i Inovacionit, përfshi dietat dhe honoraret e përfituara. Në vitin 2010 si edhe në 2011-ën, burim për të ardhurat e tij ka qenë edhe mësimdhënia në një nga universitetet private të Tiranës, aktivitet nga i cili ka përfituar çdo vit shumën prej 1114 eurosh.

Në vitin 2011, shefi i sapodekretuar i shërbimeve inteligjente shqiptare rezulton që të ketë marrë një kredi për blerje apartamenti. Ndërsa shton se nga fondi i pensionit të kompanisë IQOR, i investuar në “Mutual Funds Standard Life”, ndryshe nga viti 2009, një vit më parë ai ka përfituar shumën prej 2540 dollarësh kanadezë.

DEKLARATA E PASURISE E DREJTORIT TE SHISH
VITI 2009 – Makinë tip Free Lander Vlera 9600 USD
- Fondi i pensionit të kompanisë IQOR i investuar në mutual fund “standard life” Vlera 60.000 CAN (në vitin 2009 ka pasur 25% humbje)
- Plan pensioni i regjistruar ministrisë së të ardhurave RRSP-Canadian Bank Of Comerce Vlera 50.000 CAN (për vitin 2009 ka pasur humbje 30%)
- Para të marra nga shitja e pjesës time të shtëpisë pas ndarjes me gruan CIBC-Stock Investments Vlera 40.000 CAN
- Gjendje cash Vlera 500 Euro Vlera 400 USD
- Një makinë Cheverlet Tracker të vitit 2002, ja ka dhuruar vajzës (makina në tregun kanadez vlerësohet rreth 3.000 CAN)
- Nga marrëveshja e ndarjes me gruan, një detyrim financiar për suportimin e vajzës me 6.900 CAN

VITI 2010 Ndryshimet
- Fondi i pensionit të kompanisë IQOR me STANDARD LIFE Vlera 6.000 CAN
- RRSP-CIBC-Mutual Funds Vlera 4.000 CAN – CIBC-Stock Investment Vlera 1.200 CAN
- Llogari bankare në lekë, krijuar nga paga, dieta e honorare në Raiffeisen Bank Vlera 284.831 lekë
- Pakësim në llogarinë bankare në euro, krijuar nga honoraret e shërbimeve jashtë shtetit Vlera 598 Euro
- Gjendje cash dollarë kanadez Vlera 11.47 CAN
Të ardhurat
- Paga si zv/ministër Vlera 1.594.121 lekë
- Paga nga pjesëmarrja në bordin e Agjencisë së Kërkimit dhe Teknologjisë së Informacionit Vlera 77.625 lekë
- Dieta + honorare Vlera 223.000 lekë
- Rimbursimi i karburantit Vlera 129.500 lekë
- Të ardhura nga programi Brain Gain Vlera 789.210 lekë
- Mësimdhënia si pedgog Vlera 1.144 Euro
- Konsultent për programin mësimor të TIK në UNT Vlera 1.000 Euro

VITI 2011 Ndryshimet
- Fondi i pensionit të kompanisë IQOR i investuar në mutual fund me STANDARD LIFE Vlera 2.540 CAN
- RRSP- Canadian Bank of comerce (CIBC) Vlera 1.200 CAN
- CIBC- Stock Investments Vlera 4.454 CAN (paguar borxhi nga taksat e papaguara për vitin 2009 në Revenue Canada)
- Llogari bankare në l ekë, krijuar nga paga, dieta dhe honorare tek Raiffeisen Bank Vlera 66.764 lekë
Të ardhurat
- Anëtar i bordit te AKTI Vlera 218.475 (monedha e paspecifikuar)
- Paga + shpërblimi i fundvitit Vlera 1.803.376 lekë – Pedagog i jashtëm në UNYT Vlera 1.114 Euro
- Rimbursim i karburantit Vlera 223.000 lekë
- Të ardhura nga programi Brain Gain Vlera 450.000 (monedha e paspecifikuar)
Detyrimet
- Kredi për apartament Vlera e mbetur 100.000 (monedha e paspecifikuar)

11.08.2012

Burimi: Balkanweb 

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


8 + three =

All Rights Reserved