Postuar me: 11:38 26-08-2012

Zbulimet që ndryshuan botën (Burimi: Albeu, www.albeu.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Ftohja – William Cullen nga Universiteti i Glasgowit ka zbuluar pë herë të parë ftohjen. Më vonë, Olivers Evans në vitin 1805 ndërtoi makinën e parë ftohëse ndërsa frigoriferi i parë (siç e përdorim sot) është ndërtuar nga Jacob Perkins në vitin 1834.

Zbulimi i rrymes elektrike nga Nikolla Tesla.

Zbulimi i ampulës nga Thomas Alva Edison në vitin 1879. Nëse sot ampulat kanë jetëgjatësi mesatarisht 1-2 vjeçare, ampula e Edisonit punonte maksimalisht 40 orë.

Automobilat: Karl Benz në vitin 1886 ndërtoi makinën e parë moderne. Në vitin 1807, Nicephore Niepce ndërtoi motorin e parë me djegie të brendshme ndërsa në vitin .

Johannes Guttenberg njihet si zbuluesi i shtyshkronjës. Së bashku me ortakun e tij, Guttenberg për herë parë përdori teknikën e printimit në shtypshkronjë vitin 1450. Në vitin 1455, ai shtypi Biblën dhe më pas teknikat e tij u përhapën në të gjithë botën.

Radio: Guglielmo Marconi njihet si babai i radios. Radio u zbulua në vitin 1898 ndërsa fillimisht u përdor për komunikim mes anijeve dhe porteve.

Fluturimi: Fillimisht fluturimi bëhej me balona. Në vitin 1485 Leonardo da Vinçi vizatoi disa skica të konsideruara si pjesë të avionit që do të zbulohet më vonë. Në 1853 u regjistrua fluturimi i parë i njeriut me avion pa motor. Në 1890, gjermani Otto Lilienthal arriti të fluturojë me rrëshqitje në ajër, duke u bazuar në fluturimin e lirë të shpendëve. Fluturimi i parë me avion me motor të kontrollueshëm nga njeriu u realizua në vitin 1903 nga Vëllezërit Wright.

Zbulimi i telefonit – Telefonin e parë e ka zbuluar Alexander Graham Bell

Zbulimi i kompjuterit dhe internetit – Kompjuteri i parë i ndërtua në vitin 1948. Interneti u zbulua në vitet 1970-1980 për nevojat e ushtrisë amerikane.

Penicilina është zbuluar nga Alexander Fleming më 1928 duke shpëtuar me miliona njerëz nga sëmundje të ndryshme. Mjeku skocez Dr. Peter Fleming (1881-1955) e zbuloi penicilinën rastësisht nga një lloj kërpudhe e cila lufton bakteriet e rrezikshme për njeriun, pa dëmtuar rruazat e bardha. Ky mjek u nderua me Çmimin Nobel për Mjeksi dhe Fiziologji.

Zbulimi i Aspirinës nga Felix Hoffmann, kimist në kompaninë gjermane Bayer, në vitin 1897. Ai e zbuloi Aspirinën në kërkim të një ilaçi që do të qetësonte dhimbjet e babait të tij. Deri në vitin 1971, të gjithë përdornin Aspirinën por nuk e dinin shumë për të. Prof. John R. Vane zbuloi mënyrën se si Aspirin qetësonte dhimbjet dhe për këtë zbulim fitoi Çmimin Nobel.

26.08.2012

Burimi: Albeu

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


nine − 8 =

All Rights Reserved