Zjarr në afërsi të rafinerisë OKTA (Burimi: Iliria News Agency, ina-online.net)
Një zjarr aktiv ka përfshirë arat në fshatin Deladrovc që është në afërsi të rafinerisë së naftës OKTA në periferi të Shkupit.
Zjarri ishte ndezur në një hapësirë me barërishte dhe serra, ndërsa në lokalizimin dhe shuarjen e tij janë aktivizuar ekipe të mëdha të zjarrfikësve nga Shkupi dhe qytete tjera, me qëllim që të mos përfshihet terreni në afërsi të rafinerisë.
Drejtoria për Menaxhim me Kriza ka informuar se në fikjen e zjarrit janë aktivizuar edhe aeroplanët e posaçëm.
Sipas DMZ, zjarre aktive momentalisht ka edhe në fshatrat Tanushë, Radushë, Gurgurnicë, Kazandoll, ndërsa zjarri përreth hekurudhës Gjevgjeli – Miravc është vënë nën kontroll.
08.08.2012
Burimi: Iliria News Agency










