Postuar me: 17:01 20-09-2012

Kodi sekret i kënaqësisë femërore (Burimi: Telegrafi, www.telegrafi.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Dy fjalë që meshkujt urrejnë janë ‘Mos’ dhe ‘Ndalo’, por ndryshon nëse i vendosni bashkë.

Për meshkujt qëllimi është të mos arrijnë një orgazëm të shpejtë, ndërsa për femrat gjërat janë pak më të komplikuara. Shpesh, shumë prej tare pyesim veten cili është sekreti i një orgazme të shpejtë dhe të shpeshtë. Kërkimet e sotme kanë eksperimentuar dhe dalë në disa përfundime, të cilat janë shumë ndihmuese për të gjitha femrat.

Çliro mendjen 
Për çfarë mendon përpara apo gjatë seksit? Disa kërkues holandez kanë zbuluar që më e rëndësishmja gjatë aktit seksual është ajo që kalon nëpër mendjet tona sesa në trupin tonë. Bazuar në eksperimentin e tyre, kanë regjistruar me anë të një skaneri cerebral, disa aktivitete të trurit që ndikojnë në ereksion.
Rezultati: Ndërkohë që meshkujt kërkojnë stimulim fizik, femrat e kanë stimul mendor. Ju duket e vështirë? Mendo për holandezet të cilat ia kanë dalë në një laborator.
Këshilla: Çlironi mendjen nga çdo gjë, nga çdo stres sepse ka momente të tjera për të menduar dhe mendo vetëm për atë që. të eksiton më shumë në atë moment. Stimuloni veten me mendimet e tuaja erotike.

Nise me pije 
Përveç përkëdheljeve, një dolli është preliminari më i mirë. Kush pi disa gota verëshampanjë, i rritet dëshira për seks dhe shton ereksionin vaginal.
Këshilla: E mira është të mos teprohet me alkool deri në dehje pasi mund të rrezikoni t’ju zërë gjumi.
Rezultati: Një dolli e përbashkët ju afron më shumë dhe stimulon imagjinatën.

Mësoji të të prekin 
Femrat arrijnë orgazmën më shpejt me masturbim sesa me penetrim. Kjo është një e vërtetë e vërtetuar shkencërisht. Ndaj, më e mira që mund të bëni përveçse të prekni veten, është ta mësoni atë t’ju prekë aty ku ju pëlqen më shumë (dhe për këtë nuk ka turp). Nëse e doni mashkullin tuaj gjithçka është më e thjeshtë. Dashuria është një ndihmuese e madhe në sasinë e orgazmave tuaja. Sa më e përfshirë të ndiheni në lidhjen tuaj, aq më të mëdha janë mundësitë e orgazmave të shpeshta. Kjo funksiono edhe për mashkullin. Shpesh dhe atyre u ndodh që ta ndjejnë më shumë çastin kulminant në një marrëdhënie, nëse janë vërtetë të dashuruar me ju.
Këshilla: Dashuroni dhe bëhuni të dashuruara.
Rezultati: Të dy përfundojnë të kënaqur në shtrat.

Eksitohu nga ai 
Valët e eksitimit, rrahjet e zemrës së tij mbi tënden, frymëmarrja e cila vështirësohet, janë shenjat një kënaqësie të plotë. Në momentin që ju i ndjeni nga ai duhet t’i shijoni dhe të jepni të njëjtin mesazh kënaqësie. Fakti që juve eksiton kjo situatë, do të thotë që edhe mashkullin tuaj do ta kënaqte një gjë e tillë nga ana juaj.
Këshilla: Tregoja me fjalë kënaqësinë.
Rezultati: Do jeni në harmoni të paimagjinueshme me njëri-tjetrin.

Syri bën pjesën e tij 
Vajzat të cilat kanë tërheqje fizike nga mashkulli i tyre e kanë më të lehtë të kënaqen në shtrat. Kjo nuk do të thotë me patjetër që i dashuri juaj duhet të jetë Brad Pitt, por në sytë tuaja ai duhet t jetë seksi.
Këshilla: Kërkojini atij të mbaj pamjen që ju pëlqen më shumë, apo detajin më të pëlqyer nga ju.
Rezultati: Nga këndvështrimi ju ai do bëhet më seksi dhe e rëndësishmja është që juve t’ju duket më i miri.

Vaginale apo me penetrim? 
Sigmund Frojd ka hamendësuar se për një femër e cila arrin të ketë orgazma me anë të penetrimit është shenjë maturie. Ndërsa në vitet ’50 Alfrerd Kinsey i kushtoi tepër vëmendje stimulimit të klitorit. Të gjitha këto përfundime tregojnë se trupi i një femre ka dy lloje kënaqësish: Me penetrim dhe me stimulim klitori.
Këshilla: Gjatë aktit seksual stimuloni klitorit tuaj.
Rezultati është ai që ka rëndësi dhe jo mënyra sesi arrihet.

Tri gjëra që ndoshta nuk i dinit

1. Orgazma zgjat 10-20 sekonda
Kështu 27% e femrave kanë këtë kënaqësi, por 3% nuk e kanë fatin t’i zgjasë kaq shumë, kësaj pakice i zgjat 5-10 sekonda.

2. Sa më shumë orgazma, aq më shumë ulet ndjeshmëria erotike nga stimulimet
Kjo do të thotë se sa më shumë orgazma të keni, aq më shumë ulet ndjeshmëria dhe rritet pritshmëria. Me praktikën do të gjeni plot kënaqësi të reja.

3. Dhimbja e kokës është arsyeja më e mirë për të bërë seks
Seksi është çliruesi i 50% të dhimbjeve trupore. Stop ilaçeve, thjeshtë merrni partnerin tuaj në vendin të tyre.

 

20.09.2012

Burimi: Telegraf

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


9 − = six

All Rights Reserved