Postuar me: 15:30 10-09-2012

Ndryshojne datat, fituesit e rinj ne universitete shpallen me 18 shtator (Burimi: Koha Jone, kohajone.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

universiteti tiranes lajm-shqipNdryshimi i menyres se regjistrimit te fituesve ne universitete ka sjelle nje spostim te datave te shpalljes listes paraprake me studentet e rinj, si edhe te dates se nisjes se vitit te ri akademik. Keshtu, Ministria e Arsimit njofton se lista paraprake e fituesve te Matures Shteterore 2012 do te shpallet ne date 18 Shtator 2012. nga ana tjeter, mesohet se vitit i ri akademik do te nise me 8 tetor te ketij viti. Si fillim data e shpalljes se fitues te Matures Shteterore eshte dhene data 13 shtator,m ndersa e nisjes se vitit te ri akademik ishte percaktuar data 1 tetor, por me ndryshimin e menyres se regjistrimit te fituesve, keto data jane spostuar me rreth nje jave. Keshtu, MASH njofton se fituesit ne universitete per here te pare sivjet do te kene mundesi te regjistrohen online ne programin e studimit, prane universitetit perkates. Kjo do te thote se maturantet mund te regjistrohen me ane te nje kompjuteri qe ka internet, pa pasur nevojen te shkojne prane sekretarive mesimore te universiteteve. Gjithashtu, per here te pare kete vit studentet kane nje mundesi me shume se ne vitet e kaluara. Nje student fitues ne fazen paraprake ne njeren nga preferencat e zgjedhura me ane te formularit A2, mund te regjistrohet perfundimisht ne ate program. Kete studenti mund ta realizoje gjate aplikimit online duke klikuar mbi “Konfirmoj regjistrimin perfundimtar ne preferencen e fituar”. Ne kete menyre, studenti deklaron se deshiron te qendroje ne kete preference dhe nuk vazhdon garen me tej. Nese edhe pas futjes te te dhenave personale te shfaqura ne modulin e aplikimit, studenti nuk lejohet te vazhdoje aplikimin per shkak te pasaktesise te tyre, ai duhet te provoje perseri, duke futur sakte te dhenat e tij personale qe i kerkohen. Kur sistemi i gjen ato te sakta, studenti lejohet te vazhdoje regjistrimin. Ne te kundert, studentit i shfaqet mesazhi se duhet te shkoje prane sekretarise mesimore te universitetit per t’u regjistruar. Studenti i regjistruar on-line, merr ne adresen e vet te email-it, nje username dhe password, me te cilat ai mund te futet ne sistem dhe gjen informacionin qe u regjistrua. Pas perfundimit te regjistrimit se kesaj faze, do te shpallet lista perfundimtare e fituesve sipas universiteteve dhe programeve te studimit. Kandidatet duke perdorur username dhe password-in e tyre te fazes paraprake, mund te shohin preferencen ne te cilen kane fituar gjate vazhdimit per nje preference me te larte. Nderkaq, me 8 Tetor, kandidatet fitues fillojne mesimet ne universitet ne programin ku ata kane fituar. Gjate javes se pare te frekuentimit te studimeve universitare ne programin qe studenti ka fituar, dorezohen prane sekretarise mesimore dokumentet qe kane te bejne me pagesen e tarifes se studimeve dhe kopjes se kartes se identitetit.

10.09.2012

Burimi: Koha Jone

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


7 − = six

All Rights Reserved