Postuar me: 15:00 03-09-2012

Për herë të parë një femër me shami shfaqet në televizionin e Egjiptit (Burimi: Gazeta Shekulli, shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

folese lajmesh egjipt lajm-shqipNjë folëse e edicioneve informative në televizionin kombëtar të Egjiptit është shfaqur me shami që pas rrëzimit të ish-presidentit Hosni Mubarak dhe ngjitjes në pushtet të Partisë Vëllazëria Myslimane.

Fatma Nabil u shfaq në Channel 1 në pikun e shikueshmërisë veshur me një shami me ngjyra dhe kostum të zi. Televizionin publik ka bërë të ditur se ky është rasti i parë ku një femër me shami drejton edicionin informativ.

“Më në fund revolucioni u arrit”, ka thënë për mediet e egjiptiane, Ministri i Informacionit, Salah Abdel Maqsud Nabil. Sipas tij dalja e saj me shami duhet të shërbejë si shembull për femrat e tjera që dalin në transmetime televizive.

Gjatë regjimit të Mubarakut, kishte një trajtim më laik ndaj femrave. Ato me perçe punësoheshin në televizion por nuk shfaqeshin në kamera.

03.09.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ 8 = seventeen

All Rights Reserved