Postuar me: 15:44 12-09-2012

Prostitucioni, tashmë profesion në Maqedoni (Burimi: Albeu, www.albeu.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

prostitucioni profesion maqedoni lajm-shqipProfesioni më i vjetër në botë, prostitucioni, tashmë është pranuar edhe në Maqedoni, shkruajnë mediat vendase. Një gjë e till është vendosur në klasifikimin Kombëtar të profesioneve dhe është miratuar si standard kombëtar, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në vitin 2011, njofton Almakos.

Në klasifikimin e profesioneve e cila është përgatitur nga Enti Shtetëror për Statistika, janë të njohura rreth 3921 profesione të cilat njihen në bazë të disa shifrave përkatëse, ndërsa prostitucioni është regjistruar nën kodin 5169.03. Gjithashtu ky profesion është përfshirë në aktivitetet e punëtorëve të shërbimit.

Nga agjensioni për punësime thonë se, edhe pse prostitucioni ekziston dhe është pranuar si në profesion në Maqedoni, kjo ende nuk është e ligjshme, kështu sistemet kompjuterike të institucioneve shtetërore nuk e pranojnë shifrën e këtij profesioni.

12.09.2012

Burimi: Albeu

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


nine + = 15

All Rights Reserved