Postuar me: 9:13 24-09-2012

Sëmundjet e trurit, rrezikohen 35 – 40-vjeçarët (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

mjeket qsut tirane lajm-shqipPetrela: 4-5 mijë raste në vend. Shkak, duhani, mbipesha, diabeti dhe alkooli

Aksidentet vaskulare cerebrale kanë marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Shifrat që raportojnë mjekët tregojnë se numri i pacientëve me diagnoza të ndryshme cerebrale ka ardhur në rritje, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e tyre pavarësisht trajtimit nuk arrijnë të mbijetojnë.

Konsumimi i duhanit dhe i alkoolit, si edhe kequshqyerja ka rritur numrin e personave të prekur nga goditjet në tru te shqiptarët.

Kjo mënyrë jetese ka ulur me 10 vjet moshën e personave që preken nga ishemitë apo hemorragjitë cerebrale, duke mos kursyer mosha të reja 35-40 vjeç.

“Kemi rreth 4-5 mijë raste në vit, nga të cilat, si shkak mund të kenë aksidentin vaskular hemorragjik ose trumbotid, por që lidhen me mortalitet të lartë. Në Shqipëri mosha e aksidenteve vaskulare është ulur. Kur abuzohet me alkoolin, me kripën, me sheqerin, kur abuzohet me mbipeshën, natyrisht që këto aksidente vijnë edhe një dekadë përpara në raport me ato të vendeve të zhvilluara perëndimore. Tani po shohim aksidente edhe rreth moshës 35-40 vjeç”, tha Mentor Petrela, shef i pavijonit të neurokirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”. Ai tregon se sot infrastruktura për të diagnostifikuar është e plotë në të gjithë territorin. Sipas tij, vetëm në QSUT aktualisht ka 6 skanerë, nga të cilët 2-3 janë të gjeneratës së fundit, dy rezonanca dhe tre angiograf që është mesatarja europiane e një qendre spitalore.

Petrela thekson se goditjet e trurit kanë të bëjnë me mosfurnizimin e trurit me oksigjen dhe glukozë, e cila vjen për shkak të bllokimit të enëve të gjakut për shkak të mpiksjes. Por, pasojat e goditjes në tru janë paraliza në pjesë të ndryshme të trupit apo deri dhe humbje jete, nëse nuk i vihet në ndihmë shpejt pacientit. Petrela tregon se simptomat e para mund të jenë dhimbje koke apo mpirje të gjymtyrëve, të cilat sipas specialistëve të shëndetësisë nuk duhen neglizhuar.

Faktorët që çojnë në aksidentet vaskulare janë jeta sedentare, e cila shkakton mbipeshë apo sëmundje si hipertensioni e diabeti.

“Sipas përllogaritjeve nga 4-5 mijë aksidente vaskulare, që regjistrohen në vit, 25% e tyre shkaktojnë vdekshmëri të lartë. Ndërsa në pjesën tjetër të rasteve natyrisht që prishet edhe kualiteti i jetës. Faktorët e stilit të jetës siç janë hipertensioni që lidhet me kripën, me mbipeshën, diabeti, duhani, janë të gjithë faktorë që të çojnë në aksidente vaskulare cerebrale dhe kardiake”, theksoi shefi i neurologjisë në QSUT.

Ai shpjegoi se po bëhet edukimi i urgjentistëve dhe në kohë reale ata do të marrim imazhin e skanerit. “Gjëja e parë që duhet të bëjë është skaneri në spitalin rajonal dhe transmetimi i imazhit do të bëhet direkt te ne për të parë gjendjen e të sëmurit”, sqaroi Petrela.

Mjekët neurologë ju tërheqin vëmendjen qytetarëve që të diagnostikohen në kohë, pasi infrastruktura që ofrojnë spitalet tona i plotëson të gjitha parametrat e kohës.

Këto deklarata u bënë publike dje në konferencën e shoqatës së neurologëve shqiptarë, ku pjesëmarrës ishin edhe mjekë të huaj me qëllim që të shkëmbejnë përvojat e tyre që nëpërmjet telemidicinës, mjekët e rretheve të komunikojnë në kohë reale me mjekët e QSUT-së për të ndërmarrë hapin e duhur për evitimin e paralizave.

Diagnostifikimi: Infrastruktura për ekzaminim është e plotë në të gjithë territorin. Në QSUT ka 6 skanerë, 2 rezonanca dhe 3 angiografë

Statistikat: Sipas përllogaritjeve nga 4-5 mijë aksidente vaskulare, që regjistrohen në vit, 25% e tyre shkaktojnë vdekshmëri të lartë

Konferenca: Nëpërmjet telemidicinës, mjekët e rretheve do të komunikojnë në kohë reale me mjekët e QSUT-së për të evituar paralizat.

23.09.2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× 3 = twenty seven

All Rights Reserved