Postuar me: 16:36 11-09-2012

Spondiliartroza – deformimi i kurrizit, si ta parandaloni (Burimi: Ikub, www.ikub.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

spondiliartroza lajm-shqipSpondiliartroza (Spondylitis) është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve artikulare të dy vertebrave fqinje. Ndryshe, mund të quhet pezmatim (inflamacion) i disqeve vertebrale. Pra ajo është një proces inflamator, i cili qëndron në bazë të shumë artrozave. Emri spondiliartroze vjen nga greqishtja e vjetër, ku spondilos do të thotë vertebër. Shkaqet e kësaj gjendjeje apo sëmundjeje janë disa dhe të panjohura mirë. Flitet për karakterin gjenetik dhe familjar të spondiliartrozës, si dhe është deshifruar geni bartës i saj që ndodhet në sistemin autoimunitar të organizmit të njerëzve të prekur nga sëmundja. Geni quhet HLA-B27.

Gjithsesi, nga mjekët, sot njihen mjaft mirë faktorët predispozues që ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e saj ku si më të rëndësishme përmenden ato mekanike, deformimet e shtyllës kurrizore prej pozicionit që ne i japim trupit. Prandaj, shpesh mund të na bie të dëgjojmë që për spondiliartrozë ankohen njerëz, të cilët punojnë me ngarkim-shkarkim peshash të renda apo ata që kanë punë ulur (ndryshe, në shqip, kjo sëmundje është quajtur sëmundja e llogaritarit). Klinika. Kjo sëmundje prek me shpesh dy segmente të shtyllës kurrizore: atë të qafës (cervikale) dhe atë të mesit (lumbale dhe sakroiliace). Si rezultat i dëmtimit të disqeve intervertebrale, me kalimin e kohës këto të fundit dalin jashtë vertebrave, shtypin nervat dhe tufat nervore që ndodhen me shumicë në anën anësore të shtyllës duke shkaktuar kështu dhimbjen. Kjo e fundit, në mjaft raste, sidomos në ato të acarimit të gjendjes është e intensitetit te larte. Në këto raste, kemi ngrirje (rigiditet) të shtyllës duke e detyruar të sëmurin të qëndrojë në shtrat për ditë te tera. Për rrjedhojë, siç mund te kuptohet dy ankesat kryesore te spondiliartozës janë dhimbja dhe rigiditeti. Lokalizimi i dhimbjes varion në varësi të lokalizimit të vetë spondiliartrozës. Në prekjen e qafës, dhimbja është e lokalizuar në qafë, që shpërndahet më pas në supe, në krahët dhe shpesh në pjesën e pasme të kokës. Në spondiliartrozën e pjesës lumbale (mesit) të shtyllës kurrizore, dhimbja është kryesisht e lokalizuar në këtë regjion me shpërndarje në ekstremitetet e poshtme. Spondiliartroza sakroiliace (kockave të pasme të legenit) shoqëron shpesh atë lumbale, megjithëse mund të shfaqet edhe si e vetme. Dhimbja në këtë lloj spondiliartroze është më intensive ku në shumicën e rasteve shoqërohet me ngrirje të mesit dhe shpërndahet në të dy kofshët duke arritur deri në gjunjë.

Spondiliartroza, krahas disqeve intervertebrale mund të prekë edhe tendinet e muskujve në vendin e fiksimit të tyre në kocka. Kjo shpërndarje e procesit inflamator (pezmatim-it), së bashku me dëmtimin e indit nervor fqinj shpjegon përhapjen e dhimbjes në indet përreth vertebrave. Diagnoza e sëmundjes vendoset ne baze te ankesave te pacientit, ekzaminimit objektiv të tij nga ana e mjekut dhe ekzaminimit radiologjik (rrezet rentgen ose X) të shtyllës kurrizore.

Sëmundja është kronike dhe nuk ka zhdukje përfundimtare të saj, pra shërim të përhershëm. Njëkohësisht, ajo nuk është jetë-kërcënuese, por sjell shqetësim dhe prishje te kualitetit te jetës, sidomos në periudhën e acarimit. Ajo, si sëmundje kronike, për rrjedhojë, edhe dhimbja, ka karakter ciklik me acarime kryesisht në kohen e ndryshimit të stinëve. Komplikacionet: komplikimi më serioz i spondiliartrozës, i cili është mjaft i vështirë në korrigjim, është hernia diskale. Mjekimi i spondiliartrozës konsiston ne dy qëllime: parandalim te zhvillimit të mëtejshëm të sëmundjes (deformimit të shtyllës kurrizore) dhe mjekim kundër dhimbjes. Një vend të veçantë në parandalimin e zhvillimit te saj luan fizioterapia e shtyllës kurrizore, qe konsiston: edukimin për mbajtjen në pozicion normal te trupit (shtyllës) gjate qëndrimeve ulur për një kohë të gjatë, ndalim të ngritjes së peshave të renda, me qëllim parandalimin e deformimeve të shtyllës, masazh ne periudhën e dhimbjeve dhe ushtrimeve të veçanta per te zhvilluar muskujt qe ndodhen midis vertebrave, zhvillimi i mire i te cilëve do të ulë “fërkimin” e vertebrave me njëra-tjetrën gjatë lëvizjeve, duke bërë të mundur jo vetëm parandalimin e deformimeve te mundshme te vertebrave, por edhe ruajtjen e aftësisë për të kryer aktivitetet normale te përditshme. Medikamentet që parandalojnë avancimin e sëmundjes dhe ndihmojnë në qetësimin e dhimbjes janë ato të grupit të antiinflamatorëve jo steroide (në literaturë të huaj quhen Non-SAID-s). Nga disa prej tyre do të qe e vlefshme të përmendeshin: aspirina (mjaft e njohur), indometacina, naproxen, etj.

Fakt është që industria farmaceutike punon vazhdimisht në përmirësimin e cilësive të këtij grupi medikamentesh; ndër të tjera ne parandalimin e efekteve anësore – ku me i rëndësishmi është pezmatimi i stomakut. Pra, mjekimi i spondiliartrozës është profilaksia (qe synon ne parandalimin e sëmundjes apo acarimit te saj) dhe fizioterapia.

11.09.2012

Burimi: Ikub

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× 7 = seven

All Rights Reserved