Postuar me: 19:23 17-09-2012

Universitetet, nesër nis regjistrimi online i fituesve (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

regjistrimi online lajm-shqipTIRANE - Regjistrimi i studentëve fitues për këtë vit akademik nis nesër, ndërkohë Agjencia Kombëtare e Provimeve do të mbyllë sot në mbrëmje të gjitha përllogaritjet e fundit, për të bërë publike më pas të gjithë fituesit.

Studentët e rinj kanë afat deri më 23 shtator për të aplikuar online.

Sipas procedurës, të rinjtë do t’i drejtohen sekretarive për t’u regjistruar nëse do të marrin një email nëse regjistrimi i tyre nuk është kryer.
Vetëm në këtë rast ata janë të detyruar të bëjnë regjistrim manual. Regjistrimi online këtë vit është një risi që shmang radhët e gjata të pritjes së fituesve pranë fakulteteve, por edhe kostot që duhej të paguante një fitues për t’u regjistruar në një universitetet që nuk është në vendbanimin e tij.

Paraqitja pranë sekretarive mësimore do të jetë e nevojshme vetëm në rastet kur është i pamundur regjistrimi on-line. Ata do të mund të regjistrohen pranë tyre deri në orën 18:00 të datës 23 shtator.

Fituesit duhet të dorëzojnë fotokopjen e dokumentit të identifikimit, dy fotografi dhe një mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit në shumën e 1 600 lekëve, paguar pranë Postës Shqiptare në llogari të universitetit ku janë shpallur fitues.

17.09.2012

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


− two = 3

All Rights Reserved