Postuar me: 15:16 16-10-2012

AK: Zhvendosja e “Traumatologjisë”, shërbim biznesit qeveritar (Burimi: Gazeta Shekulli, shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

aleanca lajm-shqipAleanca Kuq e Zi, përmes një deklarate për shtyp pranë Spitalit Ushtarak në Tiranë, ka denoncuar procesin e shkrirjes dhe transferimit të departamentit të traumës së këtij spitali, e cila tashmë ka kaluar në formën e projektligjit në komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.

“Këtë spital, i cili ka shpëtuar me mijëra jetë njerëzish, shtetasi Sali Berisha dhe shërbëtori i tij, Arben Imami, duan ta kthejnë në shërbim të biznesit të oborrit qeveritar,” tha sekretari i Përgjithshëm i AK, Myslim Pashaj.

“Papritmas, pa asnjë transparencë, qeveria shqiptare kërkon ta shkrijë dhe ta fshijë qenien e tij nga veprimtaria e tij e gjersotme, duke e prerë dhe ndarë në projekte, të cilat fshehin pazaret me institucionet shëndetësore,” vijoi Pashaj.

Zyrtari i AK në vijim të deklaratave të tij, theksoi se zhevendosja qendrës së Trumatologjisë tek spitali “Nënë Tereza” është një krim që po bëhet në favor të një spitali privat.

“ Pas 55 vitesh ky spital shkrihet për t’i liruar mjediset në favor të një spitali privat që gjendet pranë tij. Ky quhet krim. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka përgatitur procedurën për të transferuar qendrën e traumatologjisë pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ndërsa Spitalin Ushtarak si institucion do ta zhvendosin në Zallher, ku mund të shërbejë ushtarakëve,” tha Pashaj.

“I bëjmë thirrje opinionit shqiptar dhe atij shëndetësor në Shqipëri, që të ngrihet në këmbë për t’i thënë jo kësaj vepre antikombëtare. Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet ta kalojë këtë  projekt katrahurë, pa transparencën e duhur, për të mos e pranuar këtë VKM, që sapo iu është shpërndarë deputetëve” apeloi Pashaj.

16.10.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


− 6 = three

All Rights Reserved