Postuar me: 19:18 19-10-2012

Fekondimi “In vitro” do të kryhet edhe në spitalet publike (Burimi: Gazeta Panorama, panorama.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

tavo per gatishmerine e mjekeve lajm-shqipDje aktiviteti, Rubena Moisiu: Për 8 vjet e kanë kërkuar 33 304 çifte.

Tavo: Rreth 12% e çifteve, probleme me riprodhimin.

Zyrtarisht, 12% e çifteve në Shqipëri e kanë të pamundur të sjellin në jetë një fëmijë në rrugë natyrale. Mjekët specialistë raportojnë se shifrat mund të jenë edhe më të larta, deri në 15%. Riprodhimi i asistuar, ose siç e njohim të gjithë, in vitro, ka ardhur duke u shtuar nga viti 2002, kur për herë të parë ligji lejoi kryerjen e tij në vend. Për 8 vjet numërohen rreth 1000 nëna, të cilat kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre nëpërmjet kësaj metode. Por, në ndryshim nga vendet e tjera të Europës e rajonit, te ne fekondimi in vitro kryhet vetëm në klinikat private. Çiftet paguajnë 100% të kostos, e cila arrin deri në 7000 euro. Në maternitetet publike nuk ofrohet.
Kjo praktikë pritet të ndryshojë, duke u afruar mundësinë të gjitha çifteve që paguajnë sigurime shëndetësore që t’u mbulohet minimalisht ndjekja spitalore.
Materniteti “Koço Glio-zheni”, me mbështetje të Komunitetit Europian, ka iniciuar një projekt që do të përcaktojnë mënyrat dhe pajisjet që duhen për të ofruar fekondimin in vitro në sistemin publik. Ky ishte qëllimi i konferencës së djeshme “Fertiliteti i ndihmuar medikalisht”, ku merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve shëndetësore nga 6 vende të rajonit. Në këto vende, metoda e fertilitetit të asistuar aplikohet prej vitesh në maternitetet publike.
Konferencën e përshëndeti edhe ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo. “Fekondimi artificial në vendin tonë kryhet aktualisht në klinika private, ku ofrohet në bashkëpunim me mjekë shqiptarë dhe të huaj. Në sistemin publik kjo metodë e re mungon. Ministria e Shëndetësisë, në planin strategjik për shëndetin riprodhues për vitet 2010-2015, parashikon objektiva për adresimin e fertilitetit”, tha Tavo.
Drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, theksoi se ka ardhur koha që strukturat publike t’u ofrojnë çifteve mundësinë e marrjes së shërbimit dhe rimbursimin e tij.
“Në shkallë kombëtare ende nuk ka shifra të sakta për normën e infertilitetit. Megjithatë, në Tiranë numërohen nga viti 2004-2012 rreth 33 304 kërkesa nga çifte që nuk kanë mundësi të sjellin në jetë në mënyrë natyrale një fëmijë”, tha Moisu. Ajo shtoi se në 8 vjet, rreth 497 nëna, të cilat kanë kryer riprodhim të asistuar në klinikat private, sjelljen në jetë të fëmijës e kanë bërë në maternitetin “Koço Gliozheni”. “Në maternitetin tonë përdoret ekzaminimi i plotë për shëndetin riprodhues, konsultimi riprodhues dhe edukimi i çifteve mbi familjen dhe planifikimin familjar për çiftet jopjellore”, tha Moisu.

Shifrat
1000 bebe me fekondim të asistuar
33.304 kërkesa nga çiftet në 8 vjet
497 nëna kanë lindur te “Koço Gliozheni”
7000 euro kushton riprodhimi i asistuar
2 spitale private ofrojnë shërbimin
3-4 klinika private ofrojnë shërbimin

Ku jepet shërbimi në Shqipëri
Aktualisht metoda e riprodhimit të asistuar në vendin tonë jepet në dy spitale private dhe në 3-4 klinika private. Me ligjin e ri “Për transplantimin e indeve të qelizave dhe organeve”, fekondimi “in vitro” duhet të kryhet vetëm në spitale. Në jo pak raste, çiftet janë detyruar të paguajnë disa herë shumën e përcaktuar për këtë metodë trajtimi, pasi tentativa e parë ka dështuar. Atyre u duhet të marrin përsipër riskun që në fillim, pasi klinikat private e kanë të vendosur si kusht që asnjë qindarkë nuk kthehet mbrapsht.

Çfarë është fekondimi in vitro
Fekondimi in vitro është një nga teknikat e fekondimit të asistuar, që i vjen në ndihmë çifteve infertile për të konceptuar, kur teknikat e tjera kanë dështuar ose nuk mund të realizohen. In vitro do të shqipërohej në xham, fjalë për fjalë nga latinishtja dhe nënkupton bashkimin e qelizës riprodhuese femërore (ovociti) me qelizën riprodhuese mashkullore (spermatozoidi) jashtë organizmit, pra në laborator, ose në epruvete, siç mund të jetë më e thjeshtë të imagjinohet.

19.10.2012

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


− two = 4

All Rights Reserved