Postuar me: 9:47 02-10-2012

Formulari A3, AKP: Do jetë gati pas 15 tetorit (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

ut universiteti i tiranes lajm-shqipTIRANE - Pas hartimit të listës përfundimtare të fituesve për vitin akademik 2012-2013, sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve kanë mbetur bosh në të gjitha universitetet e vendit 4135 kuota të lira. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i AKP-së, Alfons Harizaj, ndërkohë që ende nuk janë bërë publike vendet vakante sipas programeve të studimit. Me-gjithatë, sipas të dhënave paraprake konfirmohet se shumë pak vende kanë mbetur bosh nëpër degët elitare, ndërkohë që numri më i madh i tyre u përket Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë nëpër rrethe. “Në fazën e parë janë regjistruar 22 262 fitues në të gjithë vendin, ndërsa kanë mbetur bosh 4135 kuota të lira, të cilat do të rishpërndahen për kandidatët e tjerë”, – u shpreh në një prononcim për Gazetën, Harizaj.
Formulari A3
Rishpërndarja e kuotave të mbetura bosh do të bëhet nëpërmjet Formularit A3, i cili ende nuk është në dispozicion të të interesuarve. Sipas drejtorit të AKP-së, ai do të jetë gati pas datës 15 tetor. “Formulari A3 nuk është ende gati, ndërsa nuk është vendosur data e saktë për nxjerrjen e tij. Por, mendoj se nga data 15-20 tetor do të jetë gati për maturantët”, – u shpreh Harizaj. Nëpërmjet këtij formulari do të mund të kandidojnë të gjithë maturantët, të cilët kanë mbetur jashtë listës përfundimtare, që u shpall ditën e djeshme. Gjithashtu, nëpërmjet këtij formulari do të mund të aplikojnë për studimet në universitete edhe mbetësit e këtij viti shkollor, që do të kalojnë me sukses provimet e Maturës Shtetërore në sezonin e vjeshtës. Në total kanë qenë rreth 4000 mbetës, ndërkohë që ata tashmë u janë nënshtruar provimeve të vjeshtës dhe janë duke pritur rezultatet e tyre.
Regjistrimi
Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, fituesit në universitete dhe studentët e viteve të mëparshme do të ulen nëpër auditorë në datën 8 tetor. Po sipas të njëjtit udhëzim, fituesit do të mund të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për t’u regjistruar përfundimisht brenda javës së parë të vijimit të studimeve pranë sekretarive mësimore të fakulteteve ku janë shpallur fitues. Fituesit duhet të dorëzojnë: Dy fotografi, fotokopjen e dokumentit të identifikimit (letërnjoftimit ose pasaportës biometrike), si dhe mandat-pagesën. Për herë të parë, këtë vit fituesit në universitete patën mundësi për t’u regjistruar online, pa qenë e nevojshme për t’u paraqitur nëpër sekretaritë mësimore. Për këtë arsye, dorëzimi i dokumenteve të nevojshme do të bëhet gjatë javës së parë të vijimit të studimeve.

02.10.2012

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


9 − one =

All Rights Reserved