Postuar me: 21:01 04-10-2012

Greqia kthen përgjigje për çamët: “Kush kërkon pronat të përballet me ligjet greke” (Burimi: Gazeta Shekulli, shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, ka dërguar një përgjigje zyrtare për mediat ‘e skandalizuara’ greke.

grigoris delavekouras lajm-shqipATHINE – Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, ka sqaruar opinionin grek lidhur me qëndrimin e ministrit të Jashtëm, Avramopoulos ndaj çështjes çame, që ngriti si problem ministri ynë i Jashtëm, Edmond Panariti.

Kjo pasi disa website greke – të informuara nga mediat në Shqipëri, pasi në konferencën për shtyp në Athinë të dy ministrat nuk kanë deklaruar gjë – e kanë quajtur ‘skandal’ përmendjen e çështjes çame në takimin mes dy ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë në Athinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, ka dërguar një përgjigje zyrtare, duke shpjeguar se ministri shqiptar, Edmond Panariti ka marrë përgjigje të menjëhershme nga ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, teksa ministri shqiptar përmendi shkurtimisht pasuritë e çamëve dhe shqiptarëve në Greqi. “Greqia është shtet i ligjit dhe kushdo që ka pretendime për pronat, duhet të përballet me drejtësinë greke”.

04.10.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ three = 12

All Rights Reserved