Historia 100 vjeçare e himnit të flamurit në një dokumentar (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

flamuri shqipetar lajm-shqipTIRANE - Dy emra të njohur të kinematografisë shqiptare, Piro Milkani dhe Petrit Ruka kanë bashkëpunuar në realizimin e një dokumentari për himnin kombëtar, që pritet të shfaqet së shpejti.

Realizimi i dokumentarit në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë ka përfunduar xhirimet që kanë nisur nga Tirana në Vlorë, Himarë, Përmet e Gjirokastër. Por, në këtë histori një shekullore të himnit kombëtar nuk do të mungojnë aq xhirimet në Rumani, aty ku u ngjiz himni ynë kombëtar nga kompozitori Cipriam Porumbesku.

Skenari i dokumentarit prej 50 minutash është shkruar nga Ruka, sipas të cilit ai trajton 100 vjet histori duke sjellë fakte mjaft interesante dhe disa prej tyre të panjohura deri më sot mbi historinë e vërtetë të himnit shqiptar, i cili u soll në Shqipëri për të parën herë nga emigrantë, të cilët e patën mësuar përmendësh në Bukuresht, për ta kënduar në Shqipëri.

Dokumentari artistik është vlerësuar me 20 milionë lekë të vjetra nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë si projekti i parë që realizohet nga QKK për 100-vjetorin e Pavarësisë. Dokumentari për flamurin u përzgjodh nga QKK pas një konkursi me temë Pavarësinë e Shqipërisë.

Më herët drejtori i QKK-së, Artan Minaroli është shprehur se ajo që ka befasuar bordin ka qenë historia njerëzore e 5 burrave që rrugën nga Bukureshti në Shqipëri e përshkuan duke kënduar nën zë himnin kombëtar.c Sipas tyre ka qënë shumë interesante historia e përcjelljes së vijës melodike të Ciprian Porumbesku-t nga këta burra që kënduan ditë-natë këngën e mësuar nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, që më pas do të bëhej himni ynë kombëtar. Ata e këndonin gjatë gjithë rrugës himnin, sepse nuk mund ta shkruanin me nota dhe kishin frikë mos e harronin dhe këndonin motivin në mënyrë që t’u fiksohej derisa motivi të hidhej në nota për të marrë formën e vet që këndojme dhe njohim dhe ne sot.

05.10.2012

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


5 × = fifteen

All Rights Reserved