Postuar me: 12:15 15-10-2012

Ligji i ri: Si do bëhet punësimi në administratë (Burimi: Balkanweb, www.balkanweb.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

kuvendi lajm-shqipTIRANE - Ligji i ri për nëpunësin civil parashikon ndryshimin e formës së rekrutimit të punonjësve të administratës duke aplikuar konkurset kombëtare të grupuara në vend të konkurseve individuale. Një prej pikave kryesore të draftit, i cili po diskutohet nëpër komisionet parlamentare dhe pritet të votohet nga Kuvendi, ka të bëjë me krijimin e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, që do të jetë institucion qëndror me seli në kryeqytet, në varësinë e Ministrisë së Brendshme. Detyra kryesore e shkollës do të jetë ajo e përgatitjes së konkurseve për punësimin, si dhe trajnimi i nëpunësve që janë pjesë e Shërbimit Civil.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është përcaktimi që punësimi në administratën civile duhet të bëhet vetëm përmes konkurrimit, duke ulur ndjeshëm punësimet me kontratë. Drafti synon plotësimin njëkohësisht të të gjitha vendeve vakante në administratë. Një ndryshim tjetër që propozohet është ai i ndryshimit të mënyrës së vlerësimit të testimeve, ku peshën kryesore të pikëve duhet ta marrë testimi me shkrim. Për sa i përket nëpunësve aktualë me statusin e nënpunësit civil, në draft propozohet që ata të “konvertohen” në nëpunës me statusin e nëpunësit civil, pa ju kërkuar të kalojnë në ndonjë testim apo provim shtesë. Ata punonjës që nuk gëzojnë statusin e nëpunësit civil, do t’i nënshtrohen testimit brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e ligjit. Në rast se ky ligj arrin të marrë miratimin në Parlament, zbatimi i tij parashikohet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm, 6 muaj pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
Procesi i përzgjedhjes
Në draft specifikohet se procesi përzgjedhës bazohet në vlerësimin e aftësive profesionale të kandidatëve nëpërmjet një konkurrimi kombëtar, që përfshin një testim të shkruar, një testim me gojë dhe çdo formë tjetër të përshtatshme të verifikimit të aftësive si dhe vlerësimin e aftësive profesionale të kandidatit. Sa për rolet drejtuese në administratë “pranimi në shërbimin civil bëhet në kategorinë ekzekutive nëpërmjet një konkurrimi të hapur”. Konkurrimi organizohet në mënyrë periodike nga njësia përgjegjëse, për secilin nga grupet. “Konkurrimi zhvillohet në këto dy faza:

Verifikimi paraprak nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të posaçme sipas shpalljes së konkurrimit dhe vlerësimi i kandidatëve”, – përcakton projektligji. Verifikimi paraprak kryhet nga njësia përgjegjëse, ndërsa vlerësimi i kandidatëve bëhet nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i krijuar për secilin nga grupet. Kandidatët fitues që marrin mbi 70% të pikëve totale të vlerësimit renditen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, sipas pikëve të marra në listën e kandidatëve. Këshilli i Ministrave miraton rregullat e hollësishme mbi krijimin, përbërjen dhe veprimtarinë e komiteteve të përhershme të pranimit, si dhe rregullat e hollësishme për procedurën e pranimit dhe vlerësimin e kandidatëve.
Plani vjetor i pranimit
Sipas draftit të ri, administrimi i shërbimit civil bazohet në planin vjetor të pranimit. Këshilli i Ministrave miraton çdo vit planin vjetor të pranimit në institucionet e administratës shtetërore. Çdo institucion i pavarur dhe njësi e qeverisjes vendore miraton planin e saj vjetor të pranimit. Këshilli i Ministrave miraton: Rregullat për përmbajtjen, afatin e miratimit dhe mënyrën e bërjes publike të planeve të pranimit; procedurat e hollësishme për përgatitjen dhe miratimin e planit të përgjithshëm të pranimit për institucionet e administratës shtetërore.
Periudha e provës
Nëpunësi që emërohet për herë të parë në shërbimin civil i nënshtrohet një periudhe prove që zgjat një vit nga data e aktit të emërimit. Gjatë periudhës së provës nëpunësi kryen ciklin e detyrueshëm të trajnimit pranë ASPA-s dhe kryen detyrat nën kujdesin e një nëpunësi të vjetër civil të së njëjtës kategori, ose kategorie më të lartë. Në fund të periudhës së provës, institucioni ku nëpunësi është i emëruar, vendos: Konfirmimin e nëpunësit; zgjatjen e periudhës së provës një herë të vetme, deri në 6 muaj të tjerë, nëse për arsye të justifikuara ka qenë i pamundur vlerësimi i plotë i nëpunësit; moskonfirmimin e nëpunësit.

15.10.2012

Burimi: Balkanweb

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


3 × = twenty one

All Rights Reserved