Postuar me: 14:35 31-10-2012

Nga vijnë emrat e uraganeve? (Burimi: Arena Shqip, www.arenashqip.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

uragani lajm-shqipNë Oqeanin Paqësor dhe Atalantik çdo vit shfaqen me dhjetëra uragane. Të gjithë uraganet, të vegjël apo të mëdhenj qofshin, mbajnë nga një emër të veçantë për të mbajtur më lehtë statistikat e të gjithë uraganeve.

Nga vijnë emrat e këtyre uraganeve, disa prej të cilëve janë shumë të fortë dhe kanë shkaktuar qindra miliona dollarë dëme?

Emërtimi i uraganeve nuk është një zakon shumë i vjetër, transmeton Starti shkrimin. Në fund të shekullit të 19-të një meteorolog Australian filloi të emërtonte i pari uraganet me emra femrash. Duke përqafuar këtë mendim edhe Qendra kombëtare e uraganeve në Amerikë filloi të zbatonte të njëjtën metodë që nga viti 1953. Pas vitit 1979 është vendosur që krahas emrave të femrave të përdoren dhe emra meshkujsh.

Qendra çdo vit krijon tablotë e emrave. Tabloja e përbërë nga 21 emra dhe 6 lista fillon nga shkronja A dhe shkon deri tek shkronja Z . Kjo listë përsëritet një here në 6 vjet. Por nëse një uragan ka shkaktuar shumë dëme dhe viktima menjëherë kthehet në “legjendë” duke u hequr nga lista e emrave për t’u ndërruar me një tjetër. P.sh një nga emrat e hequr nga lista në vitin 2005 ishte emri i uraganit “Katrina” i cili shkaktoi shumë dëme në zonën e New Orleans. 40 emra kanë dalë në pension që nga viti 1953.

Të gjithë uraganet e marrin emrin sipas radhës. Pra emri në radhë përcakton emrin e uraganit që do të vijë më pas. Uragani “Sandy” i cili pritet të godasë SHBA  radhitet në vendin e 18-të në listën e vitit 2012. Uraganet më pas do të quhen “Tony”, “Valerie” dhe “William”.

Krahas kësaj një pjesë e madhe e njerëzve mendojnë se emrat e uraganeve përbëhen vetëm nga emra femrash. Dhe shkaku i kësaj është se uraganet më të forte kanë mbajtur emra të femrave. Në të vërtetë qendra ka përdorur në mënyrë të barabartë emrat e femrave dhe meshkujve duke filluar që nga viti 1979. Pra emërtimi i uraganeve  më të fuqishëm me emra femrash është thjesht një rastësi.

31.10.2012

Burimi: Arena Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


+ 4 = ten

All Rights Reserved