Postuar me: 19:04 29-10-2012

Nis plotësimi i formularit A3, 7000 kuota bosh ne Universitete (Burimi: Ikub.al, www.ikub.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune
ministria lajm-shqip Mbi 7000 mijë kuota bosh në të gjitha universitetet publike të vendit do të jenë një mundësi e dytë për të gjithë ata të rinj që nuk kanë filluar ende vitin akademik. Ministria e Arsimit tashmë ka nxjerrë udhëzimin për formularin A3, i cili do të plotësohet gjatë kësaj jave. Drejtoresha e Arsimit të Lartë, Edlira Late se formulari do të plotësohet online, ndërkohë që jep detaje rreth kategorive që do t’i nënshtrohen A3-shit si dhe programet e studimit të cilat janë në dispozicion të tyre.
“Të gjithë kandidatët të cilët kanë kryer detyrimet e maturës shtetërore, është momenti që ata të aplikojnë në këtë fazë me formularin A3. Do të jetë një fazë e cila starton në datën 31 tetor deri në datën 2 nëntor”, shprehet Late. Lista e fituesve të A3 do të shpallet në datën 8 nëntor. Këtë formular mund ta plotësojnë edhe ata që tashmë janë të regjistruar në sistemin part-time, apo që duan të ngjiten në një preferencë më të lartë. “Kanë një të drejtë për të aplikuar në këtë fazë nga rishpërndarja e kuotave dhe maturantët që kanë plotësuar formularin A2, ndodhen në një program studimi që nuk është preferenca e parë e tyre, nuk është as preferenca që ata kanë konfirmuar qëndrim, për të gjithë ata maturantë që kanë dashur të vazhdojnë garën, kanë mundësi në këtë fazë”, shpjegon Late. A3 është faza e fundit e pranimeve në universitete. Nëse kuotat nuk do të plotësohen të gjitha, atëherë ato që mbeten bosh do të digjen ashtu si dhe në vitet e kaluara.
29.10.2012
Burimi: Ikub.al

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


9 − = three

All Rights Reserved