Postuar me: 19:25 12-10-2012

Njeriu i vitit 3000? I transformuar!(foto) (Burimi: Gazeta Shekulli, shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

njeriu lajm-shqipThe Sun ka nxjerrë portretin e njeriut të vitit 3000. Në të ardhmen ai do jetë pak më i gjatë po aspak i kendshem per t’u pare…

Anatomia jone evoluon me kohën. The Sun është argëtuar paksa duke krijuar portretin e njeriut të vitit 3000 duke u bazuar në parashikimet e ekspertëve të anatomisë.

Për 1000 vjet, njeriu do jetë më i madh fal një ushqimi më të mirë dhe përparimeve në mjekësi. Ky fenomen në fakt nuk është i ri. Sipas specialistëve, sot amerikani mesatar është 2,5 centimetra më i gjatë se në vitet ’60. Zorrët do jenë më të shkurtra për të shmangur përthithjen e  sheqernave dhe yndyrnave. Një mënyrë kjo e fundit për të parandaluar edhe obezitetin. Nga ana tjetër, krahët dhe duart do jenë më të gjata. Edhe gishtat do jenë më të stërzgjatur në mënyrë që të përdorin më mirë tastierat apo ekranet me prekje.

Truri i njeriut do jetë më i vogël dhe kjo për shkak të teknologjive dhe kompjuterëve të cilët do bëjnë gjithë punën që ne bëjmë sot. Sytë do jenë më të mëdhenjë, ndërsa goja me e vogël. Pjesa më e madhe e komunikimit nuk do bëhet më në mënyrë verbale, por me shprehi të fytyrës dhe lëvizje së syve.

Nuk do ketë më as buzëqeshje ala Julia Roberts, njeriu i së ardhmes do jetë thuajse pa dhembë për shkak të një ushqimi gjithnjë e me pak të fortë. Ushqimi do jetë në formë të lëngshme ose  me pilula, çka nuk do kërkojë shume përtypje.

Së fundmi, është fytyra me më tepër rrudha, me pak flokë dhe një qafe e shkurtër. E kush ka thënë se do jetojmë në një epokë të mrekullueshme?

12.10.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


× 6 = thirty

All Rights Reserved