Postuar me: 9:50 11-10-2012

Raporti: Papunësia në vend, rritje me 24.8% (Burimi: Gazeta Shekulli, shekulli.com.al)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

ardian fullani banka e shqiperise lajm-shqipNiveli i papunësisë deri në fund të vitit pritet të arrijë në 24.8%. Shifra u publikua dje në Raportin e Bankës së Shqipërisë, që pasqyron treguesin e besimit të konsumatorit. Niveli i papunësisë pritet të dyfishohet në pjesën e dytë të vitit, ndërkohë që deri në fund të 3-mujorit të tretë, shifrat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave shënonin nivelin 13.3%. Për 3-mujorin në vijim, sipas parashikimeve, konsumatorët do të përballen me një rritje të kostos së jetesës deri në 3.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raportin e BSh-së, bazuar në të dhënat e besimit të konsumatorit, ndikim negativ në sjelljen e konsumatorëve do të ketëedhe rritja e çmimeve të disa prej produkteve të shportës. Pritshmëritë për çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm do të shënojnë një rritje prej 8.2% gjatë vitit të ardhshëm. Një tjetër tregues negativ është edhe gjendja aktuale financiare, e cila ka pësuar një rënie në masën 11.9%.

Rritja e çmimeve dhe pasiguria për punën ka diktuar në uljen e konsumit dhe rritjen e kursimeve, tregues të cilët do të ndjekin të njëjtin trend edhe në pjesën e mbetur të vitit. Shqiptarët parashikojnë të rrisin kursimet edhe me 1% gjatë vitit të ardhshëm, fakt që do të reflektohet në uljen e konsumit me të njëjtën masë. Ndërkohë, konsumatorët do të heqin dorë nga blerjet e mëdha, ky tregues do të pësojë një rënie prej 47.9%.

“Treguesi i besimit të konsumatorit ka rënë me 14.5% në 3-mujorin e dytë të vitit 2012. Gjatë kësaj periudhe, konsumi preku nivelet më të ulëta në pesë vitet e fundit. Sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë, tkurrja e konsumit do të shoqërohet me ulje të kërkesës së brendshme dhe rënie të nivelit të të ardhurave familjare për periudhat në vijim”, raporti i besimit të konsumatorit, BSH.

11.10.2012

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


seven + = 14

All Rights Reserved