Postuar me: 18:37 23-10-2012

Si të heqim puçërrat? Ja disa mënyra të thjeshta natyrale (Burimi: Sekrete Bukurie, www.sekretebukurie.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

pucrrat lajm-shqipMos u dëshperoni nësë puçërra të mëdha ju shfaqen në fytyrë. Ne do t’ju këshillojmë disa mënyra të thjeshta, se si të heqni ose t’i pakësoni ato.

Puçërrat dalin si rezultat i kequshqyerjes, ekspozimit të lëkurës ndaj pluhurave, dhe produkteve kimike. Në qoftëse dëshironi të hiqni ato me metoda organike, natyrale, ne do ju sugjerojmë disa mënyra të thjeshta dhe jo të kushtueshme, të cilat duke i përseritur do të japin një rezultat të kënaqshëm.

Kamomil dhe mente.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve ju ndihmon të hiqni puçërrat, hidhni 6 lugë çaj të thatë në ujë të valë e lini të ziejë, dhe hidhni 2 lugë vaj menteje. Hiqni nga zjarri masen, vendoseni në një fasho përbërjen dhe e aplikoni mbi fytyrë, duke pastruar puçërrat me të. Përsëriteni këtë ritual bukurije dy herë në ditë.

Djathë i njomë dhe lëng limoni.

Këto përbërës përmbajnë një sasi të lartë anti-oksidantësh, prandaj dhe ju mund t’i përdorni në kujdesin e lëkurës për t’i pastruar nga yndyra, dhe qelizat e vdekura. Merrni një tas, hidhni në të djathë të njomë, dhe disa pika limon. Aplikoni masen dhe e lini të qëndrojë 57 minuta, dhe pastaj shpërlajeni fytyren me ujë të freskët. Aplikoni këtë maskë të pakten një herë në dy ditë që të shikoni një rezultat të kënaqshëm.

Lëng portokalli dhe mjaltë.

Në qoftëse po kërkoni produktin e duhur për një trajtim natyral, kësaj herë ju këshillojmë të perzieni në një tas një lugë mjalt me pak lëng portokalli. Masa e krijuar duhet të aplikohet mbi puçerrat, e lini të qëndrojë 20 minuta dhe pastaj e shpërlani me ujë të vakët.

Arrëmyshk dhe mjaltë.

Përzieni në një tas një lugë arrëmyshk dhe një lugë mjaltë, e aplikoni mbi fytyrë dhe e lini të qëndrojë 20 minuta. Pastaj e shpërlani me ujë të vakët dhe e fshini fytyren me një garzë të paster.

Shafran dhe qumësht.

Shërojeni lëkuren tuaj me këto përbërës natyrorë, duke përzier në një tas dy lugë qumësht të freskët dhe një tufë shafran. E aplikoni masken në fytyrë dhe e lini rreth 10 minuta, pastaj e shperlani me ujë. Përdoreni këtë maskë për fytyren tuaj, sa herë që të keni nevojë për një kurim të shpejtë.

23.10.2012

Burimi: Sekrete Bukurie

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


six + = 14

All Rights Reserved