Postuar me: 18:00 27-10-2012

Taçi, i zhytur në borxhe tek “Albpetroli” (Burimi: Gazeta Shqip, gazeta-shqip.com)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

KLSH zbulon borxhin 5,4 miliardë lekë të “Armo”-s. Në total, 90 milionë USD pa u mbledhur

rezart taci armo ne borxh ndaj albpetrol lajm-shqipRezar Taçi, aksioneri kryesor i “Vetro Energy” që pretendon blerjen e “Albpetrol sh.a.” për 850 milionë euro, është aktualisht në borxh me kompaninë shtetërore të naftës. Një kontroll i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit në kompaninë “Albpetrol” ka zbuluar se kompania Armo e zotëruar nga Taçi, është debitorja më e madhe ndaj “Albpetrol”, në një shumë që shkon në afro 5,4 miliardë lekë të reja, ose afro 50 milionë dollarë amerikanë. Raporti i KLSH-së zbulon edhe abuzime të rënda në tenderët e kryer ndaj “Albpetrol” dhe evidenton papërgjegjshmërinë e drejtimit të kompanisë si nga administrata e vet, ashtu edhe nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe energjetikës që është pronarja aktuale.

 

Marrëveshjet hidrokarbure

KLSH ka kryer kontrollin në “Albpetrol” në zbatim të programit të tij të punës për vitin 2012 me objekt “Auditim i veprimtarisë ekonomiko-financiare, ligjshmërisë dhe rregullshmërisë” për periudhën nga 31/12/2010 deri më 30/3/2012”. Nga kontrolli është evidentuar se në zbatimin e marrëveshjeve të hidrokarbureve të lidhura me kompanitë e huaja që operojnë në sektorin e kërkimit dhe nxjerrjes së naftës:

Drejtoria e Marrëveshjes Hidrokarbure, Auditimi i Brendshëm, strukturat drejtuese të “Albpetrolit” (Drejtori i Përgjithshëm dhe Këshilli Mbikëqyrës), Agjencia e Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe METE ka treguar pafuqishmëri totale në zbatimin dhe monitorimin e Marrëveshjeve Hidrokarbure.

Administrata e “Albpetrolit” nuk ka mundur të ushtrojë autoritetin që ka për vlerësimin dhe zhvillimin e zonave të kontratave, duke pranuar dhe miratuar në vazhdimësi të gjitha kërkesat e bëra, të cilat në përgjithësi kanë qenë nga viti në vit me devijime të theksuara nga marrëveshjet dhe planet përkatëse të zhvillimit, si dhe monitorimi i tyre pothuajse ka qenë inekzistent.

Në total, detyrimi i kompanive që operojnë në bazë të Marrëveshjeve Hidrokarbure deri në fund të muajit Prill 2012 është në vlerën 38 199 500 USD.

“Bankers Petroleum Albania Ltd”, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në zonën e kontratës Patos-Marinëz, për vitin 2011 deri në fund të muajit prill 2012 ka një detyrim të pashlyer në sasinë 60 442 tonë, që llogaritet në vlerën 30 221 000 USD.

“Stream Oil & Gas Ltd” ka një detyrim që llogaritet në vlerën 6 744 075 USD për naftën dhe për gazin 2.4 milionë USD. I gjithë ky detyrim ka ardhur si pasojë dhe e paaftësisë së “Albpetrolit” për të siguruar vend-depozitat e naftës, problem i cili nuk ka gjetur zgjidhje.

Kompania “Sherwood International Petroleum, Ltd”, ka një detyrim të pashlyer në vlerën 216 890 USD.

Kompania “IEC Visoka Inc” i detyrohet “Albpetrolit” 1 018 100 USD për naftën.

 

Borxhet

Konstatohet se “Armo” sh.a është debitori më i madh kundrejt “Albpetrol” sh.a me shumën 5,374,445,691 lekë. Kjo shumë përmban detyrimin për mosshlyerjen e detyrimeve kontraktore në vlerën prej 5 375 445 691 lekë, si dhe kamatëvonesa në shumën 268 978 959 lekë. (për vitin 2011 shuma e llogaritur është 1 325 901 087 lekë)

Në listën e debitorëve rezulton se nuk janë përfshirë (njohur) në kontabilitet detyrimet në vlerë që rrjedhin për prodhimin paraekzistues dhe prodhimin që duhet të marrë “Albpetrol” sh.a nga marrëveshjet hidrokarbure në vlerën e llogaritur prej 4,570,196,000 lekë.

“Albpetrol” sh.a, nga 649 objekte të regjistruara (ndërtime, kabina elektrike dhe depozita) ka marrë dokumente pronësie për 229 prej tyre ose 35.3%, janë në proces 186 ose 28.7% dhe janë jashtë procesit 36% e tyre ose 234 objekte. Gjithashtu, nga 5480 puse të naftës dhe të gazit në inventar, kanë certifikata dhe vërtetime pronësie vetëm 19% prej tyre (1041) dhe janë akoma pa dokumente pronësie 4439 të tjerë.

Për sa më lart, KLSH ka rekomanduar dhe kërkuar marrjen e disa masave, mes të cilave theksohet se është “kërkuar dhe rekomanduar masa për mbledhjen e detyrimit financiar, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit, të arkëtimit të vlerës 5,375,445,691 lekë, nga kompania “Armo”, të arkëtimit të vlerës 38 199 500 USD nga kompanitë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, “Stream Oil&Gas, Ltd”, “Sherwood International Petroleum, Ltd”, IEC Visoka Inc.”, shumë e cila përbën detyrim financiar për ALBPETROL SHA, e llogaritur për sasinë prej 76 339 tonë naftë bruto, prodhim i patërhequr nga kompanitë që operojnë në bazë të Marrëveshjeve hidrokarbure.”

KLSH ka evidentuar gjithashtu parregullsi të theksuara sa u përket prokurorimeve të kryera nga “Albpetrol sh.a.” dhe për këtë arsye ka kërkuar masa disiplinore dhe ndjekje penale për disa nëpunës të shoqërisë, përfshirë edhe pesë drejtorë.

27.10.2012

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


4 − = three

All Rights Reserved