Postuar me: 13:12 06-11-2012

Amnistia për 100-vjetorin, miratohet nisma për lirimin e 2546 të burgosurve (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

amnistia burgjet lajm-shqipKomisioni i ligjeve ka miratuar në parim nismën për amnistinë e të dënuarve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Nisma e cila u paraqit sot në komision nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria është miratuar me votat e të dyja palëve.

Drejtoresha e kodifikimt në ministrinë e drejtësisë Marsida Xhaferllarit ka deklaruar se nisma për amnisti për 100-vjetorin e pavrësisë është për humanizëm dhe për përmirësimin e kushteve të të dënuareve.

Falet dënimi për ata të cilët janë dënuar me 1 vit burg deri në 28 nëntor. Ulet  ¼ e dënimit për kategorinë e atyre që kanë kryer vepra penale që nuk cënojë sigurinë e qytetarëve. Lista e veprave penale që përjashtohen nga amnistia është më e madhe. Kodi penal është shtuar me vepra penale dhe prioritet është parandalimi i kriminalitetit” tha Xheferrllari.

Sipas Xhaferllarit, nisma për amnistinë për të dënuarit është hartuar me konsensus nga Prokuroria, Drejtoria e Burgjeve, Ministria e Mbrojtjes dhe e Drejtësisë dhe në përputhje me standardet  e kërkuara.

Por Xhaferllari theksoi se për këtë nisëm nuk kanë dhënë konsensusin e tyre shoqatat e avokatëve dhe të të burgosurve.

Do të jenë 2546 personat që do të përfitojnë nga dhënia e amnistisë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

06.11.2012

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


two × = 18

All Rights Reserved