Postuar me: 18:41 09-11-2012

Borxhi drejt kufirit kritik, detyrimet e deklaruara të qeverisë janë 8.1 miliard dollarë (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

Me shume rreth femrave ne nje site              Me shume rreth sportit ne nje site Njoftime pune

grafiku lajm-shqipBorxhi publik mbërriti në tremujorin e tretë sipas të dhënave të vetë qeverisë në pikën kritike 59.8 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, vetëm 0.2 pikë përqindje larg kufirit maksimal ligjor.

Sipas Ministrisë së Financave, në fund të shtatorit, detyrimet e qeverisë shqiptare arritën në 813.8 miliard lekë ose rreth 8.1 miliard dollarë. Të dhënat tregojnë se shifra vazhdon të rritet, pavarësisht politikës së shtrënguar buxhetore të qeverisë, përmes tkurrjes së investimeve apo disa zërave të tjere në shpenzime.

Ngadalësimi i fortë i rritjes ekonomike duket se e ka prangosur ekonominë shqiptare në kurthin e borxhit të lartë dhe vështirëson uljen e tij. Vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti, borxhi u rrit me 0.45 pikë përqindje ndaj Prodhimit Kombëtar, ndërsa krahasuar me vitin 2010 rritja është rreth 1.3 pikë përqindje.

Këto janë shifrat zyrtare të vetë qeverisë, ndërkohë që institucionet ndërkombëtare paralajmërojnë se shifra reale është më e madhe. Vetëm pak ditë më parë Banka Botërore tha se detyrimet e fshehura të buxhetit ndaj privatëve mund të jenë nga 1.5 deri në 2 për qind e prodhimit bruto, çka do të thotë se edhe pse jo zyrtarisht, ‘de facto’ borxhi i qeverisë shqiptare e ka kapërcyer kufirin ligjor prej 60 për qind.

Vitet e fundit qeveria shqiptare është përpjekur që për të zbutur kostot e borxhit të ndryshojë strukturën e tij duke zëvendësuar borxhin e brendshëm afatshkurtër me kredi me afat më të gjatë maturimi nga jashtë. Si pasojë e kësaj strategjie borxhi i jashtëm është rritur nga 1.45 miliard dollarë në fund të vitit 2006 në 3.57 miliard në fund të 9 mujorit të këtij viti. Ndërsa në raport me prodhimin kombëtar rritja është mbi 10 pikë përqindje dhe për herë të parë në fund të shtatorit, pjesa më e madhe e tij ishte borxh tregtar.

09.11.2012

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :


seven + 6 =

All Rights Reserved